×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nivel rekord i kursimeve të kosovarëve në banka, shifrat kalojnë 4 miliardëshin

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Në këtë kohë krize që ka shkaktuar pandemia Covid-19, kursimet e qytetarëve dhe bizneseve nëpër bankat komerciale të Kosovës kanë arritur nivelin rekord prej 4 miliardë e 340 milionë euro.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, depozitat në banka nga 4 miliardë e 340 milionë euro, prej tyre të ekonomive familjare 2 miliardë e 947 milionë euro, të korporatave jo financiare 830 milionë, të korporatave të tjera financiare 275.4 milionë.

    Përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të ekonominë konsiderojnë se pasiguria e shkaktuar nga pandemia Covid-19, ka bërë që qytetarët dhe bizneset të mos shpenzojë para për konsum dhe investime në rastin e bizneseve.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, Arian Zeka thotë për KosovaPress se është e natyrshme që në kohë të krizave, siç është kjo e shkaktuar pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, që qytetarët të jenë më të përmbajtur për sa i përket shpenzimeve që ata bëjnë për konsum dhe në përgjithësi.

    Drejtori Zeka thotë po ashtu se edhe idetë për investimet e reja të kompanive mund të kenë mbetur të pezulluara, dhe presin momentin më të duhur të përfundimit të kësaj situate aktuale.

    “Në këtë kohë për shkak të pasigurive të shumta që i karakterizojnë tërë situatën, ndoshta edhe idetë për investimet e reja të bizneseve kanë mbetur të pezulluara edhe presin momentin më të duhur të përfundimit të kësaj situate aktuale, edhe natyrisht kjo do të ndikonte pastaj edhe në rritjen e kërkesës për kredi, kredi marrje, ose për financim nga ana e institucioneve financiare”, thotë Zeka.

    Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi, thekson për KosovaPress se mjetet të cilat “flenë” në sistemin bankar kanë nevojë për riaktivizim, siç thotë ai këto kursime janë vërtet për çudi, ngase ka plot biznese të cilat janë të “etshme” për marrjen e kredive dhe për zhvillimin e tyre.

    “Nuk është që e gjithë kjo shumë prej 4.3 miliardë euro që flenë në sistemin bankar, sepse kjo është shumë e tërësishme e depozitave, mirëpo nga kjo shumë janë afër 2 miliardë 800 milionë të cilat janë dhënë në formë huadhënie, kështu që diku 1 miliard e gjysmë janë ato të cilat janë të pa aktivizuara si mjete. Pra, janë mjetet të cilat flenë në sistemin bankar e të cilat kanë nevojë për riaktivizim, prandaj, edhe kjo vërtet është e çuditshme. Nga ana tjetër kemi biznese të cilat janë të ‘etshme’ për marrjen e kredive dhe për zhvillimin e tyre progresiv të investimeve. Nga ana tjetër kemi po ashtu edhe familjet gjegjësisht klientelen individuale që edhe ata po ashtu janë të nevojshëm dhe kanë domosdoshmërinë e tyre të marrjes së kredive, mirëpo kushtet e kreditimit ende janë të pafavorshme me i krahasuar me bankat tjera të rajonit, sepse ende kemi normën e lartë të interesit e cila jepet për kredi dhënie”, deklaron Skënderi.

    Eksperti i ekonomisë, Bardh Ahmeti po ashtu thekson për KosovaPress se pasiguria e shkaktuar nga pandemia Covid-19 ka bërë që konsumatori të mos shpenzojë para, t’i ruajë mjetet dhe t’i kursejë ato, që sipas tij kjo ka ndikuar edhe në uljen e dukshme të kërkesës agregate në treg.

    Në anën tjetër, Ahmeti thotë se sektori privat i ka stopuar pothuajse të gjitha planet investimeve që i ka pasur duke mos ditur se çka po ndodhë me pandeminë, duke ndikuar kështu që krijojë një rekord të depozitave në bankat komerciale në Republikën e Kosovës.

    “Megjithatë, kjo është një paradoks përderisa në të gjitha hulumtimet del që qasja në financa është pengesa kryesore e të bërit biznes në Kosovë. Në anën tjetër miliarda mjete financiare të depozituara në bankat e Kosovës, të cilat realisht janë duke ‘fjetur’ pa ndodhë një normë më interesante për qytetarët ose për biznesin për depozitat”, thekson Ahmeti.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shuma e kredive që kanë lëshuar bankat komerciale ka arritur vlerën 3 miliardë e 233 milionë euro.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit e kemi filluar pa viza e me pasaportë shumëfish më të fuqishme,...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të rregullta dhe jo atëherë kur dëshiron...
    Lajme28 Mars 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka qenë në Mitrovicë ku është takuar me kreun e kësaj komune Bedri...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Gjilanit, Ismajl Kurteshi i ka mohuar të gjitha pretendimet për punësimin e nuses së kushëririt të...
    Lajme28 Mars 2024
    Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Garibaldi” Prishtinë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja...
    Lajme28 Mars 2024
    Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjërash. Sigurisht edhe për të ardhmen e BE-së. Sepse është...
    Lajme28 Mars 2024
    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Lajme28 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka thënë se qëndrimi zyrtar i tyre për Kosovën nuk ka ndryshuar....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.