Gjuha:
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Banka

    Nivel rekord i depozitave prej 4 miliardë euro

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Sipas të dhënave të fundit të raportuara që përfshijnë periudhën deri me 1 gusht 2020, niveli i depozitave tashmë ka kaluar vlerën prej 4 miliardë euro – vlerën më të lartë historike që nga themelimi i sistemit bankar në Kosovë.

    Në kontekst të strukturës, akoma rreth 60% e depozitave janë depozita pa afat, 27% depozita me afat dhe 13% depozita të kursimit.

    Rritja e depozitave në sektorin bankar, me një trend të përshpejtuar gjatë viteve të fundit, pasqyron besimin e klientëve në sektorin bankar, sektor që rregullohet dhe mbikëqyret nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.

    Bankat vazhdimisht kanë avancuar platformat e tyre për pagesa dhe klientët tashmë kanë mundësi që të aplikojnë bankingun elektronik. Avancimet në fushën rregullative si dhe mbikëqyrja profesionale, e përafërt dhe dinamike, kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e besimit të klientëve ndaj sektorit bankar.

    Përveç depozitave, kreditimi bankar ka shënuar rimëkëmbje të plotë duke arritur nivelet e kreditimit të periudhës së njejtë të vitit të kaluar.

    Kreditë e reja të lëshuara nga bankat vetëm gjatë muajit korrik 2020 kanë arritur vlerën prej 145.0 milionë euro që paraqet vlerë shumë të përafërt me kreditimin e një viti më parë (146.2 milionë euro në korrik 2019) apo edhe duke e tejkaluar mesataren e kreditimit gjatë periudhën korrik 2015 – korrik 2019 (110.1 milionë euro).

    Rimëkëmbja e kreditimit është reprezentative edhe sa i përket sektorëve, ku rreth 60% e kredive iu janë dhënë bizneseve.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2023
    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të shteteve...
    Lajme20 Mars 2023
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot ka vizituar shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”, vizitë kjo e cila është bërë...
    Lajme20 Mars 2023
    Gjykatësi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet e mbrojtjes...
    Të tjera
    Lajme20 Mars 2023
    Wolfgang Ischinger, i cili ishte përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, ka folur rreth dakordimit mes kryeministrit të...
    Lajme20 Mars 2023
    Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit i cili dyshohet se ia dogji garazhin gazetarit...
    Lajme20 Mars 2023
    Në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës, e cila pritet të mbahet më 22 mars apo të mërkurën, Qeveria pritet të...
    Kronika20 Mars 2023
    Një person është therur me thikë në Ferizaj. Policia njofton se rasti ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave. “Viktima mashkull kosovar...
    Lajme20 Mars 2023
    Oda e Avokatëve të Kosovës njofton për vdekjen e avokatit Orhan Rekathati. Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të...
    Lajme20 Mars 2023
    Kryeministri Kurti sot do ta vizitojë shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Elena Gjika”. Sipas ZKM-së, kjo vizitë do të bëhet me...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.