×
  • Sport
  • Sport

    Nismë e mirë e karateistëve kosovarë në Portugali

    FrontOnline
    01 Maj 2021

    Herolind Nishevci e Fortesa Orana kanë shënuar nga dy fitore në Karate 1 Premier Ligën, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

    Të dy karateistët tanë hynë në 16 garuesit më të mirë në kategori, që vlerësohet sukses, bazuar në cilësinë e garës dhe numrin e madh të garuesve dhe shteteve, përcjell FrontOnline.

    Nishevci, në kategorinë +84 kg, fitoi ndaj Daniel Daniel të Indonezisë dhe Issam Najdi të Holandës, ndërsa u mund nga kroati, Angjelo Kvesiq.

    Orana në kategorinë +68 kg, mposhti Lora Ziller të Austrisë dhe Dominika Tatarova të Sllovakisë, ndërsa pësoi humbje nga Sofya Berultseva të Kazakistanit.

    Si Nishevci, ashtu edhe Orana, fituan pikë olimpike Tokio 2020.

    Garuesit tanë të tjerë nuk ishin me fat, duke u ndalur në raundin e parë.

    Premier Liga e Lisbonës ishte e mirëseardhur për karateistët tanë, të cilët në muajin e ardhshëm do të marrin pjesë në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, në të cilin shpresojnë ta realizojnë ëndrrën për të fituar ‘biletën’ për Tokio 2020.

    Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron më shumë fat karateistëve tanë në garat e ardhshme ndërkombëtare./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...
    Sport23 Janar 2025
    Prishtina e ka mposhtur minimalisht Trepçën në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 88:86 ndaj...
    Sport23 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, teorikisht duhej të ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij shkatërroi RB Salzburgun në...
    Të tjera
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...
    Vip23 Janar 2025
    Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3 kanë nisur të bëhen gati për darkën e fundit në shtëpinë e ‘Vëllait të...
    Vip23 Janar 2025
    Vullneti dhe Driloni po shijojnë momentet finale brenda shtëpisë më të famshme. E derisa qëndronin në pishinë, Vullneti i tregoi Drilonit një...
    Sport23 Janar 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes mes Trepçës dhe Prishtinës në basketboll në javën e tetë të AlbiMall Superligës. Mysafirët nga...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.