×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA thotë se KQZ-ja veproi me standarde të dyfishta për moscertifikimin e kandidatëve

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të listave për kandidatë.

    Sipas tij, vendimi i KQZ-së, për moscertifikim të partisë, ku në këtë rast përfundoi e pacertifikuar Nisma Socialdemokrate, tha se është krejtësisht politik.

    ”KQZ nuk janë përfaqësues të partive politike në këtë rast. KQZ janë edhe trupa e saj, zyra për certifikim të partive politike”.

    ”Ne kemi zgjedh që meqë nuk na është ofruar asnjë sqarim paraprakisht siç udhëzon Gjykata Kushtetuese KGJK-në, me emrat në dispozicion me idenë që nëse vie rekomandimi siç ishte Zyra për Certifikim, ne nuk do kishim asnjë problem me këtë vendim të KQZ-së”.

    ”Do t’ju referohem në këtë rast, votave që erdhën nga Serbia. KQZ gjithmonë e mbronte vendimin e saj për t’i përfshirë në proces të numërimit me argumentin se jemi nivel politik, nuk lëshohemi në nivel profesional nëse kanë ardhë me apo pa ligj”.

    ”Madje Skandali ka qenë shumë më i madh duke thënë se praktikë e kishin pasur. Tash KQZ ka vepruar me standard të dyfishta derisa në 2019, mbronte vendimin e trupave të saj profesionale, në këtë rast tha ”jo ata nuk janë duke zbatuar ligjin”.

    ”Moscertifikimi si parti politike, dhe moscertifikimi si listë. Për faktin se kemi qenë koalicion dhe partitë politike që janë në Parlament, nuk kanë nevojë të certifikohen”.

    ”Meqë ne ishim si koalicion, NISMA-AKR-PD, kishim nevojë të certifikoheshim si parti politike. Vendimi për moscertifikim të partisë, është politik. Kemi pasur gjashtë vota, është dashur edhe dy”.

    ”Ata është dashur të respektojnë vendimin, rekomandimin e zyrave të saj profesionale”, tha ai në Klan Kosova.

    ”Do të ishim në rregull me ligj, edhe duke respektuar me rregull zyrën për certifikim. Cilido që të jetë vendimi i PZAP-së, Nisma do ta respektojë këtë ligj. Nuk ka asnjë mundësi për faktin se ne si parti i plotësojmë kushtet”.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.