[wp-story]

Lajme

Nisma mban konferencë në ora 15:00

Nisma mban konferencë në ora 15:00
14:21 | 19 Gusht 2019

Në orën 15:00, kur AAK-ja dhe PSD-ja do ta zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor, edhe Nisma Socialdemokrate, do të mbajë konferencë për media, në selinë e kësaj partie.

Një burim i Gazetës Blic brenda partisë së Fatmir Limajt, ka thënë se konferenca nuk ka të bëjë me lidhje të koalicionit me AAK-në dhe PSD-në, mirëpo në NISMA do të ketë një aderim që ai e ka quajtur shumë të madh.

“Konferenca mbahet për një aderim të madh në Nisma. Do të jetë një figurë jo shumë e njohur për publikun, por shumë i rëndësishëm në diasporës shqiptare, ka thënë ky zyrtar duke mos dashur që ta tregojë emrin.

“Jo, s’ka të bëjë fare në lidhje me ndonjë koalicion me AAK-në dhe PSD-në”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar ka folur edhe për takimin e Limajt me Mustafën, duke thënë se e kanë lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi mes Nismës dhe LDK-së.

“Takimi ka qenë shumë i mirë. Është lënë hapur mundësia e një bashkëpunimi mes dy partive në të ardhmën”, ka thënë ky burim./FrontOnline/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera