×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma kërkon që zgjedhjet të mbahen në fillim të shkurtit

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Nisma Socialdemokrate nuk do të shkrihet në asnjë subjekt tjetër politik për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen. E për mbajtjen e këtyre të fundit partia e Fatmir Limajt konsideron se afati optimal është fillimi i shkurtit.

    Anëtari i kryesisë së Nismës, Endrit Shala pas takimit ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani nuk i përjashtojë koalicionet me partitë e tjera, por tha se momentalisht nuk ka një disponim të tillë brenda strukturave të partisë.

    “Nisma është subjekt politik nuk do të shkrihet asnjëherë në asnjë subjekt tjetër politik. Nisma do të vazhdojë të qëndrojë si subjekt politik Nisma Socialdemokrate. Nisma mundet, ashtu siç bëjnë të gjitha partitë e tjera në botë, të bëjnë koalicione me subjektet tjera në bazë të marrëveshjes”, tha ai.

    Shala japi edhe opsionit e partisë që përfaqëson për zgjedhjet e reja.

    “Në gjitha parashikimet fillimi i shkurtit do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha ai.

    Por para se të shkojë vendi në zgjedhje të reja, deputeti i Nismës kërkoi votimin e buxhetit për vitin 2021.

    “Me qëllimin që mos të bllokojmë vendin kërkuam që të gjitha subjektet politike, e që janë të përfaqësuara në parlamentin e Kosovës, kërkuam që ta votojnë sa më shpejtë buxhetin për vitin 2021”, tha ai./FrontOnline/

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë përmbledhjen rutinë të një jave punë me çështjet e Ballkanit Perëndimor, të cilën e nisi...
    Lajme23 Prill 2024
    Dëshmitari Ramiz Qeriqi është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Luka Mishetiq. Ai tha se gjatë...
    Lajme23 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në konferencën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...
    Të tjera
    Lajme23 Prill 2024
    Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit...
    Kuriozitete23 Prill 2024
    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa...
    Lajme23 Prill 2024
    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.