[wp-story]

Lajme

Nisma e Haradinajt kundër Limajt në Gjilan

Nisma e Haradinajt kundër Limajt në Gjilan
21:18 | 04 Gusht 2019

Ish-ministri dhe tani anëtar i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në Facebook , ka shkruar se të dielën AAK-së në Gjilan iu bashkuan 244 anëtarë të rinj.

“244 anëtarë të ri iu bashkuan sot  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan. Ata iu bashkuan liderit të vendimeve të mëdha, Ramush Haradinaj. Faleminderit atyre që më ndoqën pas! Faleminderit të gjithë juve që na besoni”.

Ai ka thënë se bashkë do ta bëjnë më të mirën për Kosovën.

“Vetëm bashkë ne e bëjmë më të mirën për Kosovën tonë!”, ka shkruar Bajram Hasani.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera