×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Niseni ditën me një çaj kamomili, këto janë përfitimet për shëndetin

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2024

    Në histori thuhet se kamomili është përdorur si ilaç tradicional për mijëra vjet për të qetësuar ankthin dhe për të qetësuar dhimbjet e barkut.

    Thuhet se ky çaj është konsideruar si një bimë e sigurt dhe është përdorur në shumë kultura. Disa studime kanë treguar se kamomili i përdorur në kombinime me bimë të tjera, mund të ketë përfitime shëndetësore.

    Megjithatë, si me çdo produkt të kombinuar, është e vështirë të thuhet se çfarë përfitimi vjen nga secila bimë.

    Por është parë se kamomili i përdorur me ilaçe të tjera bimore i ka lehtësuar shqetësimet e stomakut, urthit, të përzierat dhe të vjellat. Përzierjet me kamomil duket se ndihmojnë edhe fëmijët me dhimbje barku.

    Shpëlarja e gojës me kamomil mund të lehtësojë plagët në gojë të shkaktuara nga trajtimet e kancerit. Disa hulumtime tregojnë se kamomili mund të ndihmojë edhe në raste të tjera, si për shembull, kur bëhet fjalë për diarre te fëmijët, hemorroidet, në probleme të ankthit dhe të pagjumësisë.

    Kur përdoret në lëkurë, kamomili mund të ndihmojë në qetësimin e acarimeve të lëkurës dhe në shërimin e plagëve. Disa studime kanë dokumentuar se ai mund të jetë aq efektive sa kremi hidrokortizon që përdoret për ekzemat.

    Sa kamomil duhet të marrim?

    Nuk ka asnjë dozë standarde se sa kamomil duhet të përdorim. Studimet kanë përdorur 400 miligraë deri në 1.600 miligramë kamomil në ditë në formë kapsule. Forma më e zakonshme e përdorimit të kamomilit është përmes çajit dhe disa njerëz pinë një deri në katër gota në ditë me çaj kamomili.

    Mund të merret kamomil natyral nga ushqimet?

    Lulet e kamomilit janë një përbërës i zakonshëm në çaje. Ato janë përdorur edhe si aromatizues në ushqime të tjerë dhe në pije.

    Cilat janë rreziqet e marrjes së kamomilit?

    Efektet anësore. Shumica e ekspertëve thonë se kamomili është një produkt i sigurt. Ai megjithatë mund të shkaktojë marramendje dhe, në doza të mëdha, të vjella. Kamomili gjithashtu ka potencial për të shkaktuar reaksione alergjike tek njerëzit që janë alergjikë ndaj bimëve të ngjashme me kamomilin, që bëjnë pjesë në familjen e margaritave, edhe pse reagime të tilla janë shumë të rralla. Nëse jeni alergjik nga këto bimë, shmangni bimë, si: kamomili, selinoja, margaritat, kumaku apo krizantemat etj. Të lyeni lëkurën me krem kamomili mund të shkaktojë ekzema alergjike dhe të irritojë sytë. Efektet e përdorimit afatgjatë të kamomilit nuk janë të njohura.

    Rreziqet

    Bëni kontrolle te mjeku para se të përdorni kamomil nëse keni ndonjë problem shëndetësore. Kamomili përmban një sasi të vogël të kumarinit, i cili mund të ketë efekte të lehta në hollimin e gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta dhe për periudha të gjata kohore. Ndaloni përdorimin e kamomilit dy javë para operacionit, për shkak të shqetësimeve në lidhje me ndërveprimet e tijn të mundshme me drogat e anestezisë.

    Ndërveprimet

    Nëse merrni ndonjë ilaç, bisedoni me mjekun para se të filloni përdorimin e suplementeve të kamomilit.

    Kamomili mund të ndërveprojë me qetësuesit, holluesit e gjakut, ilaçet antitromobocitare, aspirinën, qetësuesit e dhimbjeve si ibuprofeni dhe naproxen-i dhe ilaçet e tjerë, shkruan shije.al. Kamomili mund të ndërveprojnë edhe me suplemente të tjerë apo produkte të tjerë ushqimorë, si përshembull hudhra dhe sanëza. Duke pasur parasysh mungesën e provave në lidhje me sigurinë e tij afatgjatë, kamomili nuk është i rekomanduar për gratë shtatzëna ose me fëmijë në gji.

    Është mirë të bisedoni me një pediatër para se t’u jepni foshnjave dhe fëmijëve kamomil.

    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Janar 2025
    Mishi i kuq ka qenë pjesë e dietave në mbarë botën që nga kohët e hershme të njerëzimit dhe është një burim...
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë...
    Vip16 Janar 2025
    Ambër ishte ditën e sotme, e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel ku foli për daljen e saj nga...
    Lajme16 Janar 2025
    Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 janar të këtij viti ka filluar vuajtjen e dënimit...
    Lajme16 Janar 2025
    Të mërkurën rreth orës 14:50 në Bërnjak të Zubin Potokut është ndaluar një kamion me targa të Serbisë në të cilin ishin...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Të paktën dy persona u vranë në një shkollë në veri të Sllovakisë pasi një nxënës sulmoi njerëzit me thikë, thanë shërbimet...
    Lajme16 Janar 2025
    Dy punonjës të ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre në minierë. Sipas njoftimit zyrtar, B.SH dhe E.K, më 7...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.