[wp-story]

Lajme

Nis seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”, lirohen dy të akuzuar

Nis seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”, lirohen dy të akuzuar
10:20 | 16 Janar 2020

Ka nisur gjykimi në rastin “Syri i Popullit” ku sot pritet të jepet fjala përfundimtare nga të akuzuarit.

I akuzuari Sadri Ramabaja pritet qe sot ta japë mbrojtjen e tij dhe të tjerët.

Kryetarja e trupit gjykues Naime Jashanica ka thënë se ndonëse seanca është publike pasi që kamerat nuk kanë marrë leje të xhirojnë fjalën përfundimtare ajo ka marrë vendim që vetëm disa minuta të xhirohet seanca dhe ka larguar kamerat nga ky shqyrtim.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Prokurori Sylë Hoxha në fjalën përfundimtare të tij ka thënë se heq dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha për shkak të mungesës së provave.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera