[wp-story]

Lajme

Nis platforma digjitale “Kamenica Open Data”

Nis platforma digjitale “Kamenica Open Data”
13:56 | 12 Shtator 2019

Gjatë ditës së sotme në Komunën e Kamenicës është bërë lansimi i platformës digjitale “Kamenica Open Data”.

Përmes kësaj platforme, do të bëhet pasqyrimi i të gjitha informacioneve të mbledhura nga drejtoritë komunale dhe do të bëhet klasifikimi në disa kategori ku do të përfshihet edhe puna e kryetarit të komunës.

Siç njofton kumtesa, nga sot, qytetarët e Kamenicës do të kenë qasje më të lehtë në të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me qverisjen komunale.

Ky projekt është financuar nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, implementuar nga organizata General Youth Education of Kosovo (GYEK) në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës.

“Kamenica është komuna e parë në Kosovë për këtë platformë në Android dhe IOS”.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera