Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka nisur ndryshe nga herët e tjera, duke sjellë një moment të veçantë dhe emocional për publikun.
Duke qenë se jemi në vigjilje të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, produksioni ka vendosur ta hapë spektaklin me një performancë të fuqishme dhe simbolike.
Performanca e Leonorës është shoqëruar nga një koreografi me motive kombëtare, e realizuar nga balerinët e Top Channel, të cilët me lëvizjet e tyre artistike e bënë edhe më të fuqishëm këtë moment emocional.
Ky fillim ndryshe i spektaklit është pritur me emocione nga publiku, duke e kthyer këtë natë në një homazh artistik për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/