×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nis gjykimi ndaj Donald Trumpit nën akuzat për mashtrim financiar

    FrontOnline
    03 Tetor 2023

    Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli para një gjykate në Nju Jork të hënën, për t’u përballur me akuzat për mashtrim financiar.

    Trump e quajti të “rrejshëm” rastin gjyqësor ndaj tij, duke thënë se synimi i këtij rasti është parandalimi i kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

    Gjyqi për mashtrim, njëri nga disa betejat ligjore kundër 77-vjeçarit, mund të ndikojë që ish-presidentit t’i ndalohet bërja biznes në shtetin e Nju Jorkut.

    “Kjo ka të bëjë me ndërhyrje në zgjedhje, kaq e thjeshtë është”, tha Trump teksa mbërriti në gjykatë për seancën hapëse në një gjyq që mund të zgjasë tre muaj.

    “Ajo çfarë po ndodh këtu është përpjekje për të më dëmtuar mua në zgjedhje”, shtoi ai.

    Gjykatësi i Nju Jorkut, Arthur Engoron, i ka shpallur tashmë Trumpin dhe djemtë e tij, Eric dhe Don Jr, fajtorë për mashtrim duke i fryrë vlerat e patundshmërisë dhe aseteve financiare të Organizatës Trump për vite të tëra.

    Prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James, po kërkon ndëshkime në vlerë 250 milionë për Trumpin dhe përjashtimin e tij dhe djemve të tij nga udhëheqja e perandorisë familjare të biznesit.

    “Drejtësia do të triumfojë”, tha James para gazetarë.

    “Nuk ka rëndësi sa i fuqishëm je, nuk ka rëndësi sa shumë para mendoni se mund të keni, askush nuk është mbi ligjin”, tha ajo.

    Duke mbërritur në gjykatë, Trumpi e cilësoi rastin ndaj tij si të “rrejshëm” dhe “gjueti shtrigash”.

    “Ky është i rrejshëm. Deklaratat e mia financiare janë fenomenale”, nguli këmbë Trumpi.

    Trumpi do të dalë para gjykatës federale në Uashington më 4 mars 2024, nën akuzat se kishte tentuar ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden.

    Ai do të kthehet pastaj në gjykatën e Nju Jorkut, këtë herë për t’u përballur me akuzat se e kishte paguar një yll të pornografisë për të heshtur, dhe më pas në gjykatën federale të Floridës, ku akuzohet se i kishte keqpërdorur dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

    Dhe në fund, Trumpi do të përballet me akuza për përpjekjet e tij për ta kthyer në favorin e vet rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias. /REL

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Policia Metropolitane e Las Vegasit tha se një sulmues i dyshuar në kampusin e Universitetit të Nevada, Las Vegas, “është lokalizuar dhe...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ministri britanik për Imigrim, Robert Jenrick ka dhënë dorëheqje të mërkurën, duke thënë se drafti i një legjislacioni qeveritar që parasheh jetësimin...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë sot miratuam Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare, e hartuar nga një grup pune...
    Të tjera
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sonte në pritjen e organizuar me rastin e 106-vjetorit të festës së Pavarësisë së Finlandës....
    Vip06 Dhjetor 2023
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alby në një bisedë me Edonën dhe Kaderin ka vazhduar të flasë mbi raportin e saj...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ish-deputeti Ilir Deda ka folur për politikën kosovare në këto katër vjet, duke e konsideruar 14 shkurtin e vitit 2021 një datë që...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Ditë më parë kryeministri, Albin Kurti kishe deklaruar se ekzistojnë grupe sikurse ato në Banjskë të cilat po përgatiten në Serbi, për...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën në vend, me theks të veçantë për sigurinë dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.