×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nis armëpushimi mes bom’bardimesh, Hamas publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen

    FrontOnline
    19 Janar 2025

    Hyn në fuqi armëpushimi i shumëpritur në Gaza, pas një vonese prej tre orësh. 31-vjeçari Doron Steinbrecher dhe dyshja britaniko-izraelite Emily Damari 28 vjeç dhe Romi Gonen 24 vjeç janë tre të parët që Hamasi do të lirojë.

    Armëpushimi duhej të fillonte në orën 08:30 me orën lokale të dielën, por Izraeli e shtyu atë pasi Hamasi nuk u dha listën e pengjeve në kohë.

    Vetë Hamasi tha se shtyrja ishte “për shkaqe teknike në terren”. Por Beniamin Netanjahu nuk priti dhe veproi siç kishte paralajmëruar: Luftë deri ne publikimin e emrave nga Hamas.

    Dhe sulmi izraelit vazhdoi në Gaza, me pamjet që dëshmuan re të mëdha tymi në veri të territorit. “IDF po vazhdon të operojë dhe të godasë objektivat terroriste në Rripin e Gazës. Pak më parë, artileria dhe avionët e IDF-së goditën një numër objektivash terroriste në veri dhe qendër të Gazës. IDF mbetet e gatshme në mbrojtje dhe sulm dhe nuk do të lejojë asnjë dëm për qytetarët e Izraelit”, thuhej në deklaratën paralele me sulmet që vijuan, transmeton A2 CNN.

    Vonesa e Hamasit ne lëshimin e emrave të tre pengjeve të parë izraelitë që planifikon të lirojë kushtoi viktima të tjera në terren. Nga sulmet e Izraelit në Gaza 13 persona u raportuan të vrarë nga agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi.

    Organizata terroriste sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth1200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje. Njeri prej tyre 24-vjeçarja Romi Gonen është pikërisht e rrëmbyer në festivalin e Supernoves ku u shënua sulmi i frikshëm që u pasua me një ofensivë masive izraelite në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 46,800 palestinezë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, përcjell A2 CNN.

    E sotmja gjithsesi shënohet ditë feste me armëpushimin në fuqi, teksa palestinezët po festojnë rrugëve. Në anën tjetër ministri izraelit i linjës së ashpër të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe dy ministra të tjerë nga partia e tij nacionaliste-fetare kanë dhënë dorëheqjen nga kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të Gazës.

    Edhe pse Partia e tyre nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës, ajo nuk do të përpiqet të rrëzojë qeverinë e Netanyahut.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Tre burra u dërguan në spital, dy me plagë të rënda, pas incidentit në lagjen Stoneybatter. Një burrë është arrestuar pasi tre...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Të tjera
    Lajme09 Shkurt 2025
    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Ai shtoi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor sot. Ai tha se uron që qeveria që do...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Analisti Agon Maliqi ka thënë se është skandaloze që ëeb faqja e KQZ’së nuk po funksionon. Ai shtoi se dikush në KQZ...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Web faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ka vështirësi në funksionimin e saj. Ajo nganjëherë nuk po hapet e nganjëherë nuk...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.