×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikaj për Kurtin: Në njërën anë flet për luftë, në anën tjetër ha shtalba por me rrymën nuk po merret

    FrontOnline
    16 Gusht 2022

    Nënkryetari i PDK-së, Bernard Nikaj, ka folur në lidhje me krizën energjetike në vend.

    Ai ka thënë se kryeministri Kurti po flet për luftë e po ha shtalba, por nuk po merret me rrymën.

    “Në njërën anë flet për luftë, në anën tjetër del nëpër mbledhi të ndryshme ha shtalba, por me rrymën nuk po merret, e problem yni sot është që rryma është një resurs, i cili po mungon dhe po na vjen një dimër që po rrezikojmë që atë rrymë që e kemi ta paguajmë shumë shtrenjtë, të mos kemi mjaftueshëm rrymë, e besa qytetarë të ndryshëm të Kosovës as të mos kenë mundësi të ngrohen, për shkak se kryeministri gjatë verës ka bërë aktivitete të tjera që atij i janë dukur më të lehta”, tha ai.

    Tutje, tha se para aktiviteteve të tjera, Kurti duhet t’i kryejë detyrat, siç u shpreh ai, për të cilat është zgjedhur kryeministër.

    “Është absolutisht legjitime me ngrënë shtalba, por së pari duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë, e pastaj me dalë me ngrënë shtalba, e nëse nuk i përfundon detyrat, për të cilat është zgjedhur si kryeministër i vendit dhe qytetarët mbesin pa rrymë dhe të bllokuar nëpër lifta, duhet t’i gjejnë gjeneratorët, ku i kanë e ku s’i kanë, iu prishen të gjitha planifikimet e procesit të punës për një periudhë të caktuar, atëherë duhet pyetur se cilat janë prioritetet e kryeministrit Kurti, a është jeta e qytetarëve të Republikës së Kosovës tani, apo është një agjendë imagjinare e tij, të cilën ai e zhvillon në aktivitete të ndryshme”, u shpreh tutje Nikaj./KlanKosova

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani ka mposhtur në zgjedhjet për president kandidatin e koalicionit VLEN, Arben Taravarin. Sipas rezultateteve preleminare të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Këto janë rezultatet e para të publikuara nga Komisioni Shtetrorë i Zgjedhjeve. Sipas kësaj liste, e para del të jetë Siljanovska nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Komiteti i Ministrave i të Këshillit të Evropës më 16 maj do të vendos përfundimisht pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i...
    Lajme24 Prill 2024
    Burri i cili përdori forcë ndaj dy grave në një parking në Prishtinē është arrestuar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me përfaqësuesit e 27-të vendeve anëtare të BE-së, pjesë e grupit punues të Këshillit të...
    Lajme24 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture. Rasti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.