×
  • Kronika
  • Kronika

    Ngritet aktakuzë: Prokuroria tregon si e vrau rahovecasi vëllanë e më pas ia dogji trupin

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.K., për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë”, dhe, “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Sipas aktakuzës, më 11 shkurt 2020, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tani të ndjerit, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje ka privuar nga jeta vëllain e tij, B. K.

    I pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai, kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës, dhe ditën kritike rreth orës 09:00 i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij.

    I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen, ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, hynë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend.

    Më pas i pandehuri e merr kufomën, dukë e tërhequr zvarrë me një batanije, e qet në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera, të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për ti zhdukur gjurmët e krimit.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë sot konferencë. Sipas...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme. Me fillim nga ora 09:00, Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për...
    Lajme25 Prill 2024
    Është zhvilluar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e shqiptarëve garuan Bujar Osmani, i koalicionit “Fronti...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas numërimit të më shumë se gjysmës së rezultateve të votimeve në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka filluar festën në Tetovë. Ata...
    Lajme25 Prill 2024
    Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.