×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ngritët aktakuzë për vrasjen e Albert Krasniqit, babai i tij akuzohet për vrasje nga pakujdesia

    FrontOnline
    11 Tetor 2021

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, tani të ndjerit Albert Krasniqi.

    Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, e cila ka thënë se Skender Krasniqi po akuzohet për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia.

    Skender Krasniqi dyshohet se më datë 27.01.2021 rreth orës 17:00, në parkingun e ndërtesës ku edhe ka banuar, nga motive ende të panjohura deri më tani ka privuar nga jeta djalin e tij, dhe si pasojë e plagëve të marra Albert Krasniqi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    Dy ditë pas vrasjes, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skender Krasniqit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”.

    Ndërkaq vëllai i Skenderit, Ismet Krasniqi ka thënë se kjo vrasje është tragjedi për familjen, kurse tha se arma të cilët e kishte pasur në dorë i vëllai ka shkrep rastësisht.

    “Për fat të keq ndodhi një fatkeqësi që ndodhin shumë shpesh në vende të botës e edhe në Kosovë, rastësisht ai djali i vëllait e ka blerë një pistoletë ia ka treguar babës se vet plumbi ka qenë brenda ai vëllai se ka ditur çka ka edhe ka shkrep plumbi edhe e ka marrë një plumb, kjo ka qenë për neve një tragjedi ka qenë një aksident shumë i rëndë por ka ndodh kjo që na ka trondit tërë familjen. Na nuk e kemi dite, ai vëllai ka qenë i paralizuar ka mbet në garazhdë edhe kur kanë ble do harq djali i ka thanë që babë po du me ble një allti, po çka pot vyn bre babë kjo allti i ka thënë, jo se që babë e lirë është edhe ai e ka marrë në dorë edhe i ka shkrep alltia edhe e ka vra me një plumb”, kishte thënë para mediave /Telegrafi/

    KEDS njofton për punime në rrjet, në këto komuna do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë – Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane nuk ka kaluar projektligji për tekste shkollore për shkak se nuk ka pasur kuorum. Për të kanë...
    Sport19 Prill 2024
    Deri në këtë fazë të kampionatit, për Dritën si pretendente e titullit kampion, flitej pak, pasi gara ishte fokusuar te Ballkani dhe...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se rruga Kijevë – Zahaq po bëhet dhe ka filluar...
    Sport19 Prill 2024
    Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.