[wp-story]

Lajme

“Ngrihen” raprortet VV-LDK

“Ngrihen” raprortet VV-LDK
18:00 | 17 Dhjetor 2019

Posti i presidentit dhe Ministria e Punëve të Brendahme, janë dy postet që knë ngrirë raportet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime të Gazetës Blic brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë theksuar se raportet ndërmjet këtyre dy partive janë ftohur tepër ditëve të fundit.”Nga e shtuna nuk ka pasur asnjë komunikim ndërmjet liderëve të dy partive, gjegjësisht Albin Kurtit e Isa Mustafës”.

 

Ky zyrtar i lartë i LDK-së ka thënë në kushte anonimiteti se janë zvogëluar gjasat për një koalicion ndërmjet këtyre dy partive.”Po shumë pak gjasa që të arrihet marrëveshja ndërmjet VV-së e LDK-së”, tha ky burim.

Ndryshe, e shtuna është dita e fundit kur janë takuar liderët e dy partive.

Në anën tjetër, LDK është “betonuar” në qëndrimin se presidenti i takon LDK-së, derisa Vetëvendosje me çdo kusht kërkon një president jashrëpartial.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka caktuar seancën konstituive për datë 26 dhjetor.

Në zgjedhjet e 6 tetorit VV doli partia e parë me 29 deputetë, derisa LDK e Isa Mustafës ka 28 deputetë.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera