[wp-story]

Kronika

Ngordh ariu i Prizrenit, aksidentohet nga një veturë

Ngordh ariu i Prizrenit, aksidentohet nga një veturë
13:30 | 11 Gusht 2019

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:40), në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një ariu. Një  person ka pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Omsanollaj për Gazetën Experss.

Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova” , ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova skatësisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera