[wp-story]

Bota/Rajoni

Ngjarje e rëndë në Shqipëri/ Babë e bir i zë korenti, 16-vjeçari humb jetën në vend, i ati rëndë në spital

Ngjarje e rëndë në Shqipëri/ Babë e bir i zë korenti, 16-vjeçari humb jetën në vend, i ati rëndë në spital
17:37 | 05 Tetor 2020

Babë e bir prekin aksidentalisht telat e tensionit të lartë ndërsa punonin, ndërron jetë 16-vjeçari, rëndë në spital i ati

Një ngjarje e rënd është regjistruar këtë pasdite në fshatin Lapardha të Beratit, ku një 16-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, ndërsa i ati i tij është rëndë në spital.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:00, ku babë e bir kanë qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë dhe kanë qenë sipër një mjeti bujqësor, i cili ka prekur telat e korentit, duke krijuar kështu një shkarkesë elektrike.

Për pasojë, 16-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa i ati i tij është transportuar në Tiranë, në gjendje të rëndë.

Ata kanë qenë duke korrur misrin, kur kanë kapur pa dashje telat e tensionit të lartë.

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera