[wp-story]

Bota/Rajoni

Ngjarje e rëndë në Librazhd, hajdutët futen në banesë, dhunojnë gruan shtatzënë

Ngjarje e rëndë në Librazhd, hajdutët futen në banesë, dhunojnë gruan shtatzënë
10:28 | 17 Janar 2020

Dy persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Kuturman të Librazhdit duke dhunuar edhe të zonjën e shtëpisë.

Maskat kanë hyrë nga dritarja në shtëpinë e Jetmira Gegës duke thyer xhamin.

Në këtë moment ajo ka ndjerë zhurmën duke shkuar në dhomën tjetër, por aty është përballur me grabitësit, të cilët e kanë përplasur pas murit.

Gruaja ishte shtatzënë, ndërsa në shtëpi gjendeshin dhe dy fëmijët e tjerë.

Pasi kanë kontrolluar dhe nuk kanë gjetur para apo sende me vlerë, grabitësit janë larguar menjëherë nga shtëpia.

Gruaja gjendet e shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm për dhunës së mbrëmshme, ndërsa nuk ka ende gjurmë të grabitësve.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera