Lajme

Ngjarje e rëndë: Fëmija 1-vjeçar mbytet në një pishinë në Drenas

Ngjarje e rëndë: Fëmija 1-vjeçar mbytet në një pishinë në Drenas
22:52 | 04 Korrik 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Likoshan të Drenasit, ku një fëmijë është mbytur në një pishinë.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një vajzë 1-vjeçare, e cili ka humbur jetën në pishinën për fëmijë.

Vdekjen e fëmijës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas, teksa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Hetimet për rastin kanë filluar ndërkohë që ende s’dihen detaje të tjera.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera