Gjuha:
×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ngec zbatimi i MSA-së, shkak pandemia

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE – Kosovë në mbledhjen e sotme ka miratuar planin e punës, ku edhe u shfaqen kritika për mos miratimin në Kuvend të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së̈ Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2020 – 2024.

    Kryetari i komisionit, Arben Gashi, derisa kërkoi votimin e këtij programi tha se Kuvendi duhet të ketë edhe një njësi- departament që është në funksion të këtij komisioni.

    “Të kryhet edhe një procedurë formale në komisionin tonë, shohim nëse ka diçka që duhet me u shqyrtua dhe diskutua nga ky plan kombëtar i zbatimit të MSA-së dhe të rikthejmë në Kuvend për votim”, tha ai.

    E mos miratimi i këtij plani deri tash, u kritikua nga deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli-Dalipi, e cila tha se në këtë formë vendi do të dalë shumë keq.

    “Ne e dina që PKZ-MSA-të e viteve të kaluara kanë kaluar shumë më herët, por nga mungesa e vullnetit të qeverisë nuk janë përmbushur as 50 përqind. E tani jemi në një situatë kur vjen PKZ-MSA në fund të vitit e presim të përmbushet. Kjo nuk mundet me u realizu , ne para BE-së kemi me dal shumë keq se nuk mundet me u realizu asnjë pjesë e kësaj”, tha ajo.

    Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra tha se ngecjet në zbatimin e BE-së kanë qenë më të theksuara gjatë fazës së pandemisë.

    “Kemi pas ngecje, e ato kanë me qenë të theksuara sidomos në këtë fazën e pandemisë që neve na duhet pak më shumë që Kuvendi me shtyrë agjendën që me pas një trup të veçantë. Jo rrallë ka pas përplasje se Komisioni për Integrime me pas përgjegjësinë për delegacionin, apo duhet kryesia e Kuvendit si trup të koordinohet me delegacionin e Kuvendit të Kosovës për MSA-në”, tha ajo.

    Ndër deputetë të tjerë të komisionit u kërkua edhe rikthimi në këtë plan i disa projektligjeve që qeveria Hoti i ka tërhequr. Derisa pati të tillë që kërkuan edhe rikthimin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme24 Mars 2023
    Dita e 24 marsit e vitit 1999 nuk harrohet nga qytetarët e Kosovës pasi në atë ditë nisën sulmet e NATO-s ndaj...
    Lajme24 Mars 2023
    23 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit, nga 140 testime të bëra. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...
    Lajme24 Mars 2023
    Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 28/02/2023...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kujtuar 24 vjetorin e intervenimit të NATO-s, duke theksuar se Aleanca atëbotë veproi për njerëzimin dhe...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson se një Ballkan i bashkuar si në ekonomi edhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë...
    Lajme24 Mars 2023
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar se sot shënojmë 24-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48. Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Kurti është kryeministri...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.