[wp-story]

Kronika

Ngacmonte seksualisht disa fëmijë, arrestohet një person në Prishtinë

Ngacmonte seksualisht disa fëmijë, arrestohet një person në Prishtinë
10:08 | 27 Nëntor 2020

Një person në Prishtinë nëpërmjet rrjeteve sociale ngacmonte seksualisht disa fëmijë.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arritur që ta arrestoj atë.

Ndërsa gjatë kontrollave në një lokacion, në cilësi të provave është sekuestruar një llaptop dhe një telefon.

Ndërkohë që me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.11.2020-17:40.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar seksualisht disa fëmijë. Lidhur me rastin është kontrolluar një lokacion dhe ne cilësi të provave janë sekuestruar një kompjuter llaptop si dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera