×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga sot teste falas të COVID-19 për udhëtarët që hyjnë në Gjermani

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Nga e shtuna, ata që kthehen nga pushimet mund të testohen në përgjithësi dhe falas në Gjermani. Për pushuesit nga zonat e rrezikut ekzistojnë rregulla më të rrepta. Kapacitetet e testimit në Gjermani janë zgjeruar.

    Në luftë kundër përhapjes së virusit Corona do duhet të testohen gjerësisht në Gjermani të kthyerit nga pushimet.

    Nga e shtuna të gjithë udhëtarët që hyjnë në Gjermani brenda 72 orësh pas mbërritjes, edhe pa shenja të sëmundjes mund të testohen falas. Këtë e parashikon një urdhëresë e ministrit të Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn.

    “Kush vjen nga një udhëtim do duhet të testohet, vullnetarisht dhe falas.” Rritja e numrit të infeksioneve në Gjermani janë sinjal i qartë. “Virusi nuk bën pushime” , tha Spahn.

    72 orë kohë

    Testet falas do duhet të bëhen brenda 72 orëve pas hyrjes në Gjermani, ato mundësohen në aeroporte, stacione treni dhe pika të tjera udhëtimi, qendra shëndetësie apo klinika mjekësore. Për vendet se ku bëhet testimi mund të informoheni në numrin 116 117. Nga federata merren përsipër edhe testet përsëritese. Në fillim testet i paguan sigurimi shëndetësor, por qeveria ka bërë të ditur, se do të ketë një subvencion miliardash për sigurimet shëndetësore.

    Rregulla më të ashpra janë në fuqi për ata që kthehen nga zonat e rrezikut. Në BE vetëm Luksemburgu konsiderohet zonë rreziku në Gjermani, dhe rajonet spanjolle, Aragon, Katalonjë dhe Navarra. Jashtë BE-së konsiderohet Ballkani Perëndimor si zonë rreziku dhe mjaft vende jashtë europiane. Kush vjen nga këto zona do duhet të kalojë menjëherë në karantinë 14 ditë dhe të bëjë njoftim tek Qendra e Shëndetësisë. E mundur është edhe paraqitja e një testi jo më të vjetër se 48 orë. Nga java e ardhshme testimi është i detyruar për të kthyerit nga zonat e rrezikuara. Deri sa të vijë rezultati i testit (nëse nuk ke një test negativ jo më të vjetër se 48 orë) personi duhet të qëndrojë në karantinë.

    Për shkak të rritjes së infeksionene të reja, ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier ka kërkuar ndëshkime më të rrepta për të ata shkelin rregullat e Coronës. “Kush rrezikon të tjerët me qëllim, duhet të llogarisë me atë që kjo mund të ketë pasoja të rënda”, tha Altmeier. “Ajo që përjetojmë si rritje rreziku lidhet kryesisht me sjelljen e gabuar, pa kujdes dhe nganjëherë të papërgjeshme të një numri të vogël njerëzish.” “Këtë duhet ta ndalim më me efekt se më parë”, tha Altmeier, që nuk përjashton gjoba dhe penalizime të tjera, nëse veprohet me qëllim apo neglizhencë të madhe.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara u ka bërë thirrje Rusisë dhe Kinës që të ndryshojnë kursin dhe të ndalojnë së shpërblyeri...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Policia australiane e ka shpallur goditjen me thikë të së hënës në një kishë të Sidneit një “akt terrorist” me motive fetare....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Mijëra gjeorgjianë protestuan kundër projektligjit për “agjentë të huaj”, legjislacion që ka tronditur shtetin e Kaukazit, përderisa ligjvënësit nga partia në pushtet...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz ka thënë se ai po udhëheq një “ofensivë diplomatike” kundër Iranit. Katz tha se masa vjen...
    Kronika16 Prill 2024
    Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka dalë me një reagim pas vrasjes që ndodhi në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Lajme16 Prill 2024
    Besnik Tahiri nga delegacioni i kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë...
    Kronika16 Prill 2024
    Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Burri e ka vrarë gruan brenda një banese. Mësohet se personi  i dyshuar për...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Grupet ushtarake të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe Forcave të Mbrojtjes shkatërruan nëntë dronë rusë Shahed të nisur kundër Ukrainës këtë mëngjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.