×
  • Sport
  • Sport

    Nga Ramosi deri tek Ibrahimoviq: Yjet që nuk do mund t’i shohim në “Euro 2020”

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në vërshëllimen e parë të gjyqtarit për fillimin e Kampionatit Evropian të futbollit.

    Kombëtaret evropiane që kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë kompeticion të rëndësishëm kanë me vete yjet e saj në mënyrë që të arrijnë sa më lartë në “Euro2020”.

    “TheSun” ka publikuar një formacion me lojtarët më të mirë që nuk do mund të paraqiten në këtë garë të shteteve evropiane.

    Në 11-shen e publikuar nga mediumi anglez janë kryesisht lojtarët e lënduar që kanë mbetur jashtë listës së përzgjedhësve të shtetve përkatëse.

    MARC ANDRE TER STEGEN

    Ylli i Barcelonës vuan nga një problem në gju. Si rezultat i kësaj, gjermanët thjesht do të duhet të luajnë në portë me Manuel Neuerin dhe Bernard Lenon.

    TRENT ALEXANDER-ARNAOLD

    Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit lëndoi kofshën në një nga miqësoret e Anglisë para fillimit të Evropianit.

    Në pozicionin e tij në fushë, Gareth Southgate ka në dispozicioni Ëalkerin, Trippierin dhe James.

    SERGIO RAMOS

    Për herë të parë në histori nuk do të ketë lojtarë të Real Madridit në skuadrën e Spanjës.

    Ramos është kapiten i të dy ekipeve dhe është lënë jashtë skuadrës së vendit të tij për “Euro2020”.

    Ai humbi disa ndeshje për Los Blancos përmes dëmtimit në fund të sezonit dhe për këtë arsye ai u la jashtë. Ylli i Manchester Cityt, Aymeric Laporte është thirrur në vend të tij.

    VIRGJIL VAN DIJK

    Ylli i Liverpool ka qenë i dëmtuar për pjesën më të madhe të sezonit pasi Jordan Pickford e goditi atë në derbin e Liverpoolit në tetor të vitit 2020.

    Van Dijk dëmtoi ligamentin e gjurit dhe kësisoj ai është hendikep i madh për Anglinë.

    FERLAND MENDY

    Një tjetër yll i Real Madrid që nuk do të paraqitet në Euro.

    Mendy po përballet me një lëndim që nga muaji i kaluar dhe kësisoj nuk u përfshi fare në listën e “Gjelave”.

    DOMINIK SZOBOSZLAI

    20-vjeçari vlerësohet gjerësisht si lojtari më i mirë i Hungarisë për dekada.

    Por ylli i RB Leipzig nuk do të jetë në gjendje të tregojë talentet e tij në pasi ai nuk ka arritur të rikuperohet nga një dëmtim i ijeve i marrë më herët gjatë sezonit.

    SERGIO BUSQUETS

    Mesfushori i Barcelonës ishte lojtari i parë i Spanjës që u infektuar me COVID-19.

    Nëse spanjolli nuk shërohet nga koronavirusi brenda një kohe të shkurtë ai do ta humbasë Kampionatin Evropian.

    NICOLO ZANIOLO

    Mesfushori italian dëmtoi ligamentin e tij duke luajtur për Romën në shtator të vitit 2020.

    Ai shpresonte të rikuperohej me kohë, por pas disa pengesash të vogla, 21-vjeçari do të duhet të presë deri në Katar 2022 për të përfaqësuar kombin e tij në një turne të madh.

    MASON GREENWOOD

    Ylli i ri i Manchester Unitedit nuk pati fatin të përfshihet në listën e përzgjedhësit të “Tre Luanëve” Gareth Southgate.

    19-vjeçari kishte pësuar një lëndim dhe vendosi të tërhiqej.

    ZLATAN IBRAHIMOVIQ

    Pasi bëri një rikthim të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare në moshën 39-vjeçare, ylli i AC Milan do të humbasë ndeshjet e Suedisë në “Euro2020” me një dëmtim në gju.

    ANSU FATI

    Anësori premtues i Barcelonës gjithashtu nuk do të ketë një vend në listën e Spanjës.

    Ai ka vuajtur gjatë pjesës më të madhe të sezonit nga një lëndim që e pësoi në muajin nëntor të vitit 2020.

    Që nga ajo kohë ai u detyruar të kryente tri operacione.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Sport19 Prill 2024
    Sulmuesi i Real Madrid, Vinicius Junior foli për mediet pas suksesit ndaj Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League. Ai theksoi se...
    Sport19 Prill 2024
    Kanë përfunduar ndeshjet e dyta çerekfinaliste të Europa League, ku janë mësuar edhe skuadrat gjysëmfinaliste. Roma, Bayer Leverkusen, Marseille dhe Atalanta, janë...
    Sport19 Prill 2024
    Casemiro ka dhënë një përmbledhje për sezonin aktual, jetën e tij në Manchester dhe suksesin e Realit. Mesfushori brazilian ka thënë se...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-futbollisti kampion Bote i Italisë, Fabio Cannavaro, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur në kursin e UEFA PRO,...
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është...
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.