×
  • Sport
  • Sport

    Nga një reklamë e vogël në një nga klubet më të mëdha të botës – Barcelona sot feston 125-vjetorin

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Gjithçka filloi me një reklamë të vogël.

    Më 22 tetor, 1899, kjo reklamë e vogël, me 63 fjalë u paraqit në faqen 34 të revistës katalunase “Los Deportes”.

    E publikuar nga futbollisti zviceran dhe biznesmeni, Hans Gamper dhe bashkëkombasi i tij Ëalter Ëild, reklama kërkonte lojtarëve me përspektivë që të lajmërohen për “të organizuar disa ndeshje” në Barcelonë.

    Reklama përfshinte dy gabime: “Gamper” ishte shkruar si “Kamper” dhe “Futbolli” si “Foot-vall”. Por e kishte efektin e dëshirueshëm. Vetëm një muaj më vonë, lindi FC Barcelona.

    Gamper kishte luajtur për disa ekipe zvicerane. Ai u vendos në Barcelonë më 1898, por tentimet e tij të para në kryeqytetin e Katalonisë për të promovuar futbollin dështuan, pasi atij iu tha nga Jaume Vila, pronar i Gimnasio Toulouse, se të huajve nuk do t’u lejohej të ishin anëtarë, në organizimin e një klubi zyrtar.

    Atëbotë nuk kishte edhe fushe futbolli, kështu që ata do të luanin në rrugë apo çdoku ku shihej e përshtatshme për t’u luajtur.

    I qetë nga kjo situatë, Gamper ra në kontakt me Francesc Sole, pronar i sallës së sporteve “Sole”. Me më shumë kurajo këtë herë, ai vendosi ta publikojë reklamën.

    “Shoku ynë dhe kolegu zotëri Kans Kamper, i sektorit të futbollit nga Sociedad de Deportes dhe ish-kampion i Zvicrës, po dëshiron të organizojë disa ndeshje në Barcelonë, andaj po kërkon që çdokush që ka simpati për këtë sport të kontaktojë me të dhe të lajmërohet në zyrat tona prej të martës deri të premten në mbrëmje, nga ora 21:00 deri 23:00”, lexohej në reklamë.

    Një muaj më vonë, kishte një përditësim në “Los Deportes”. “Shokët tanë, Wild dhe Gamper kanë arritur të shkojnë goxha larg për ta orgnaixuar një shoqëri futbollistike. Këtë pasdite ekipet do të luajnë një ndeshje në ‘Hippodrome’”, thuhej tutje.

    10 ditë më vonë, Gamper, Wild dhe dhjetë përsona të tjerë (pesë katalunas, dy anglezë, një gjerman, një zviceran dhe një nga Aragon), u bashkuan në sallën e Soles. Dhe kështu, më 29 nëntor 1899, Klubi i Futbollit i Barcelonës u themelua.

    Gamper, i cili njihej me emrin Joan, ishte kapiteni i parë i Barcelonës dhe shënoi golin e parë të Barcelonës në një fitore prej 3-1 ndaj Catala.

    Në total, ai luajti 55 herë për Barcelonën deri më 1903, duke shënuar 126 gola – duke përfshirë këtu edhe një gol në fitoren prej 3-1 ndaj Madrid CF në “El Clasicon” e parë.

    Më vonë, ai do të bëhej president i klubit dhe çdo vit, “Trofeu Joan Gamper” do të luhej në “Camp Nou” për të hapur sezonin e ri.

    Ai ndërroi jetë më 1930, por Barcelona vazhdoi të rritej, duke u bërë një nga klubet më të mëdha të botës. Më shumë se një klub. Dhe 125 vjet që nga ajo reklamë e vogël në “Los Deportes”, teksti u publikua të martën në tri gazeta sportive katalunase.

    Diçka që mund të dukej si një hap i vogël gjatë asaj kohe, ishte përshkruar nga Barcelona si “pavlerë” për shumë njerëz, doli të ketë shumë ndikim të madh.

    Sot, Barça ka miliona tifozë nga e gjithë bota dhe më shumë se 100 tituj, me klubin katalunas që ka qenë “shtëpi” për disa nga futbollistët më të mirë të këtij sporti. Barcelona po ashtu ka edhe një akademi që ia ka lakmi çdokush, derisa aktualisht po e rinovon stadiumin me kapacitetin më të madh në futbollin europan.

    Përgjatë historisë, Barçka ka qenë një simbol i identitetit katalunas.

    Dhe, gjithçka filloi nga ajo reklamë e vogël më 1899./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Sport05 Dhjetor 2024
    Ndeshja e La Ligës mes Valencias dhe Real Madridit është riplanifikuar të luhet më 2 janar. Marca ka raportuar se Valencia sugjeroi vetë...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Të tjera
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Driloni e kanë diskutuar zbritjen e çmimit të madh nga Lela nga 170 mijë në 165 mijë euro për informatën...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancên e Kuvendit ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit. Ai  ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.