×
  • Bota/Rajoni
  • Auto
  • Auto

    Nga ‘likes’ te peticionet: A ka vërtet fuqi aktivizmi online?

    FrontOnline
    20 Qershor 2020

    ‘Mbështetja e një kauze sociale apo politike me anë të rrjeteve sociale si Facebook, Instagram, Twitter dhe peticioneve online njihet si slacktivism, gjë që kërkon shumë pak angazhim nga individi. Termi slacktivism ka në thelb aktivizmin në pozitat e një “dembeli”.

    Pasi nëse përkthehet fjalë për fjalë, slacker është një individ që zakonisht e shmang punën dhe aktivizmi është guximi që merr dikush për të promovuar dhe nxjerrë në pah një problematikë, nismë, kauzë etj.

    Disa shtete, si Britania e Madhe, i kushtojnë rëndësi një peticioni online që ka grumbulluar të paktën 100,000 firma. Në shtete të tjera, si në vendin tonë, peticionet online nuk kanë fuqi ligjore. Siç mund ta keni lexuar, nisur nga peticioni për regjistrin publik të abuzuesve seksualë, një juriste shpjegoi se në Shqipëri duhen 20,000 firma fizike (në letër) që të merret parasysh.

    Pra, nëse nuk kanë fuqi ligjore, a kanë vërtet rëndësi peticionet online?

    Peticione online bëhen shpesh dhe shumica prej tyre bien në veshë të shurdhët. Edhe në Britaninë e Madhe në vitin 2016 vetëm 4 peticione janë diskutuar dhe marrë parasysh. Por kjo nuk do të thotë që të mos firmosni më të tilla peticione sepse në fund të fundit nuk keni asgjë për të humbur nëse firmosni diçka që ju besoni se ka vend për përmirësime.

    Në një mënyrë ose një tjetër, aktivizmi online mund të nxjerrë në pah problematika të ndryshme siç ishte rasti i regjistrit publik të abuzuesve, që nisi nëpërmjet një peticioni online.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor dhe autoritetet kanë lëshuar paralajmërimin për cunami. Sipas Shërbimit...
    Auto05 Dhjetor 2024
    Një Mercedes “shekullor” që i mbijetoi edhe Luftës së Parë Botërore do të shitet për 7 milionë funte (rreth 8.5 milionë euro)...
    Të tjera
    Sport05 Dhjetor 2024
    Njerëzit mbetën të hutuar ndërsa Donald Trump iu drejtua fansave përpara ceremonisë zyrtare të shortit të Kupës së Botës për Klube në...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjesti dhe Driloni e kanë diskutuar zbritjen e çmimit të madh nga Lela nga 170 mijë në 165 mijë euro për informatën...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Në edicionin e sontëm të Rubikonit me Adriatik Kelmendit, në mesin e shumë temave u diskutua edhe për ecurinë e seancës së...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sonte në seancên e Kuvendit ka...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Sipas të dhënave...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë se në Gjykatë Speciale ka edhe staf joprofesional sidomos në aspektin e përkthimit. Ai  ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.