×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Nga korriku pa tarifa për roaming

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut në kuadër të telekomunikimit, siç janë thirrjet e realizuara ose të pranuara dhe mesazhet, thuhet në një përgjigjje të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP).

    Kjo do të ndodhë në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë). Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, është paralajmëruar se do të zbatohet me 1 korrik 2021.

    Tarifa e roamingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile.

    Zyrtarë të ARKEP-it kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se “nuk ka shtyrje të afateve të parapara për zbatimin e marrëveshjes së romingut”, kështu që ajo pritet të fillojë të zbatohet në afatin e caktuar.

    “Më 14 shkurt 2021 ka përfunduar konsultimi publik i draft -rregullores për zbatimin e politikës së drejtë dhe për metodologjinë e vlerësimit të qëndrueshmërisë së heqjes së tarifave të roamingut me pakicë për marrëveshjen e romingut në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore pritet të miratohet së shpejti, me çka do të përmbyllet legjislacioni i nevojshëm për fillimin e zbatimit të fazës së dytë, respektivisht heqjen e tarifave të romingut nga data 1 Korrik 2021” thuhet në përgjigjjen e këtij institucioni.

    Heqjen e tarifave të telekomunikimit për vendet e Ballkanit Perëndimor e ka kërkuar Bashkimi Evropian, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.

    Në muajin prill të 2018 në Samitin e parë Digjital të mbajtur në Shkup, ishte paralajmëruar ulja e çmimeve të romingut mes vendeve të Ballkanit.

    Zbatimi i kërkesës është ndarë më pas në dy faza, faza e parë në vitin 2019 dhe faza e dytë më 2021.

    Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, ka thënë në një postim në rrjetin social Facebook më 23 shkurt të këtij viti, se “nga 1 korriku 2021 tarifa roaming në Ballkan do të jetë zero”.

    Këshilli për Bashkëpunim Rajonal merret me bashkëpunimin mes vendeve të Evropës Lindore, që synojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

    Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, zyrtarë të ARKEP-it, thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me operatorët, përmes dhënies së udhëzimeve përkatëse për zbatimin e tarifave.

    Edhe zyrtarë të Telekomit të Kosovës, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, se pas fillimit të zbatimit të fazës së parë, “në vazhdimësi janë mbajtur takime me rregullatorin dhe komunikime me partnerë të tjerë” thuhet në përgjigje të zyrës se informimit të Telekomit të Kosovës.

    Ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, në kohën kur është nënshkruar marrëveshja ka qenë Valdrin Lluka. Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se beson që operatorët e telekomunikacionit janë të gatshëm të fillojnë zbatimin e marrëveshjes në muajin korrik.

    Sipas tij, faza e parë e marrëveshjes është zbatuar me sukses.

    “Zvogëlimi i tarifave ka ndodhur, gjë që e kam parë edhe vetë në praktikë. Nuk ka më tarifa marramendëse që kanë ndodh edhe më herët, kur një person ka shkuar në një nga vendet e Ballkanit, ku ka bërë thirrje dhe i kanë ardhur tarifa marramendëse në faturë. Kurse nga 1 korriku, ata mund të flasin me të njëjtat tarifa që flasin brenda territorit të tij”, thotë Lluka.

    Pikërisht më 1 korrik 2021, kur pritet të eliminohen tarifat për shërbimet e roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor, do nisin bisedimet për të arritur marrëveshje të njëjtë edhe me vendet e Bashkimit Evropian, ka shkruar po në Facebook, Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

    “Rreth 80% të trafikut në roaming, shqiptarët kryesisht e kanë me vendet e Evropës, por më 1 Korrik nisim bisedimet për të arritur të njëjtën marrëveshje me BE. Sa ndikon kjo në xhepin e gjithsecilit?! Vetëm mendoni që sot për të njëjtin shërbim, qytetarët në Ballkan paguajnë katër herë më shumë se një qytetarë në BE”, ka shkruar Bregu.

    Lluka thotë se heqja e çmimeve të shërbimeve roaming me vendet e Bashkimit Evropian ka qenë kërkesë e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim kërkohet angazhim.

    “Ky duhet të jetë hapi i ardhshëm që të fillohet dhe të punohet në këtë aspekt. Fillimisht, primare kanë qenë marrëveshjet me Ballkanin Perëndimor, pikërisht për të lehtësuar bizneset që udhëtojnë dhe punojnë në vendet e rajonit, në mënyrë që të kenë më të lehtë komunikimin” shprehet Lluka.

    Aktualisht, çmimet për shërbimet roming për thirrje të realizuara për një minutë janë 0.05 cent kurse për një mesazh (sms) 0.2 cent.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të...
    Lajme19 Prill 2024
    Një vendim historik e ka cilësuar deputeti ukrainas Oleksej Gonçarenko, votën e Asamblesë Parlamentare pro Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.