Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 560 raste të reja me Covid-19.
Komuna e cila prin me numrin e rasteve është përsëri komuna e Prishtinës.“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Gjilan 54 raste, Mitrovicë 46 raste, Ferizaj 32 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Lipjan 23 raste, Podujevë 21 raste, Drenas 18 raste, Prizren 18 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Kamenicë 13 raste, Viti 11 raste, Vushtrri 11 raste, Obiliq 9 raste, Malishevë 7 raste, Suharekë 7 raste, Istog 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 4 raste, Skenderaj 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Dragash 1 rast, Kllokot 1 rast, Zubin-Potok 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 42 mijë e 377 raste nga 151 mijë 363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 87 raste të vdekjes./FrontOnline/