Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 345 raste të reja me Covid-19.
Sipas IKSHPK-së, rastet e reja janë nga këto komuna: Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.
Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208./FrontOnline/