×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga e hëna të gjithë avokatët do t’i bojkotojnë seancat gjyqësore

    FrontOnline
    06 Mars 2021

    Nga e hëna, të gjithë avokatët e Kosovës do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale.

    Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që arsye për këtë janë problemet që avokatët kanë në qasjen e objekteve të këtyre dy institucioneve.

    “Që nga shtatori i vitit 2020, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë disa vendime të cilat paraqesin pengesa për avokatët që të kenë qasje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, duke pasë parasysh që avokatëve iu ndalen telefonat, ata janë të detyruar që të hyjnë nëpër skanerë, të presin me palë e të tjera”.

    “Ne si Odë e Avokatëve të Kosovë, fillimisht kemi provuar që të komunikojmë me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por i njëjti nuk ka gjetur kohë që t’i përgjigjet kërkesës. Ne jemi detyruar që çështjen ta trajtojmë me seriozitet dhe e kemi trajtuar edhe në Këshillin Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, ku kemi marrë një qëndrim që t’i drejtohemi KPK-së lidhur me eliminimin e pengesave për avokatët”.

    Ejupi ka thënë që nuk kanë marrë përgjigje konkrete për arsyen e problemeve që i kanë avokatët.

    “Ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me këto probleme dhe kemi qenë të interesuar që të ulemi dhe të diskutojmë për të gjitha këto, Pastaj kemi marrë vendim që të bojkotojmë qasjen në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, mirëpo lidhur edhe me këtë vendim nuk kanë reflektuar dhe kemi kuptuar që Prokuroria i ka autorizuar policët që të kryejnë veprime hetimore. Meqë nuk kanë reflektuar, ne jemi detyruar që të zgjerojmë bojkotin edhe për Prokurorinë Speciale, duke pasë parasysh që edhe aty të gjithë avokatët hasin në këto probleme”.

    “Nga e hëna, të gjithë avokatët e Kosovës do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale. Bojkoti është zgjeruar dhe vendimi i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, është në fuqi nga data 8 mars në ora 8:00”.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.