×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Nga 1 shkurti SHBA vendos maskat me detyrim në të gjitha llojet e transportit të udhëtarëve

    FrontOnline
    30 Janar 2021

    Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), lëshuan një urdhër për mbajtjen e maskës në të gjitha llojet e transportit të udhëtarëve gjatë gjithë udhëtimit. Kjo është përpjekje për të zvogëluar shifrat e të infektuarve me COVID, që vijojnë të jenë të larta në SHBA.

    Urdhri, i cili hyn në fuqi të hënën më 1 shkurt, kërkon që njerëzit të mbajnë maska “gjatë hipjes, zbritjes dhe udhëtimit me çdo mjet transporti kur udhëtojnë nga shteti në shtet apo brenda tyre”.

    Të gjithë udhëtarët në aeroplanë, anije, trena, metro, autobusë, taksi dhe çdo mjet tjetër udhëtimi duhet të mbajë maskë mbrojtëse dhe në qendrat e aeroporteve, terminaleve e autobusëve ose trageteve, stacionet e trenave dhe metrove dhe portet detare.

    “Kërkesa për të mbajtur maskë në sistemet tona të transportit do të mbrojë amerikanët dhe do të krijojë besimin se ne mund të udhëtojmë përsëri të sigurt edhe gjatë kësaj pandemie”, shkruan CDC.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 100 118 raste të reja dhe 2075 viktima nga COVID. Presidenti Joe Biden më 21 janar urdhëroi agjensitë qeveritare të “ndërmarrin menjëherë veprime” për të kërkuar maska ​​në të gjithë transportin publik.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe ‘Check- up’ në Shëndetësi, vijuan mbledhjen e cila më herët...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.