[wp-story]

Lajme

Nga 1 qershori gjyqësori fillon punën me aktivitet të plotë, pa prezencë të publikut

Nga 1 qershori gjyqësori fillon punën me aktivitet të plotë, pa prezencë të publikut
17:41 | 29 Maj 2020

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e së premtes, ka marrë vendim që sistemi gjyqësor të filloj aktivitetin e plotë që nga 1 qershori 2020.

Prej datës së lartpërmendur, puna e gjyqtarëve do të zhvillohet duke aplikuar masat mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19.

Ndërsa, nga kjo datë, seancat gjyqësore ndonëse do të fillojnë të mbahen, në të njëjtat nuk do të lejohet pjesëmarrja e publikut.

Sipas KGJK-së, përcjellja online e seancave gjyqësore nga mediat dhe publiku nuk mund të aplikohet për shkak të mungesës së kushteve teknike, për të cilën arsye, mbi rrjedhën e seancave gjyqësore, publiku do të informohet përmes zyrave për informim publik të secilës gjykatë.

Po ashtu gjatë këtij takimi, KGJK pas shumë diskutimeve ka miratuar edhe certifikatat nga evidenca penale, të cilat do tu lëshohen personave fizik sipas kërkesës së tyre, raporton BetimipërDrejtësi.

Përkundër diskutimeve të shumta, KGJK vendosi që në këto certifikata do të pasqyrohet vetëm aktgjykimi i formës së prerë, derisa për të dhëna të tjera, KGJK ka thënë se mund të lëshohen nga institucionet e tjera, siç është Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, për shkak të pandemisë Covid-19, ky takim është mbajtur vetëm me anëtarët e KGJK-së, derisa publiku ka pasur mundësi ta përcjellë këtë takim në mënyrë virtuale.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera