×
  • Lajme
  • Lajme

    New York Times: Si ta bashkoni një Kosovë thellësisht të ndarë? Emërtojeni një liqen me emrin e Trumpit

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Shumica e gjërave në Kosovë kanë nga dy emra dhe kjo zakonisht nuk është ndonjë punë e madhe. Dy komunitetet, të cilat rrallë përzihen dhe kanë dyshime të thella për njëra-tjetrën, e përdorin cilindo që dëshirojnë.

    Por si të quhet rezervuari me rreth 13 kilometra katrorë sipërfaqe, që zgjatet deri në Serbi por që shtrihet më së shumti në Kosovë, kjo u bë problem në fund të vitit të kaluar, kur zyrtarët e të dyja vendeve u ngatërruar në një shtytje të pazakontë diplomatike nga administrata e Trumpit për ta shëruar çarjen helmuese mes dy komuniteteve.

    Përpjekja, e udhëhequr nga ambasadori i Trumpit në Berlin, Richard Grenell, i la anash Departamentin e Shtetit dhe Bashkimin Evropian, të cilët kishin punuar me vite të tëra, me pak sukses, për ta bindur Serbinë që ta pranojë ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur. Të ndarë nga etnia, gjuha dhe historia, popullsia shqiptare shumicë dhe pakica serbe në Kosovë nuk pajtohen pothuajse për asgjë, sidomos për statusin e vendit të cilin e ndajnë.

    Duke shpresuar që interesat e përbashkëta ekonomike mund të ndihmojnë që të zhbllokohen pengesat e pazgjidhshme politike, z.Grenell, të cilin Shtëpia e Bardhë e emëroi si të dërguar të posaçëm në përpjekje për ta negociuar marrëveshjen për Kosovën, propozoi që të dërgohen ekspertë nga Departamenti i Energjisë që ta shqyrtojnë përditësimin e hidrocentralit në rezervuar, nga i cili potencialisht do të përfitonin të dyja palët.

    Në atë që filloi si shaka, z.Grenell sugjeroi që emërimi i liqenit me emrin e Trumpit mund të ndihmojë. Por shakaja u bë serioze. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjete sociale tha se “e mirëpret propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump”, transmeton express.

    Zyrtarët në kryeqytetin serb, Beograd, të interesuar për ta kënaqur Trumpin, të cilin e konsideruan si më të afërt me anën e tyre se presidentët tjerë amerikanë, gjithashtu e mirëpritën idenë.

    Kosova, ndoshta shteti më pro-amerikan në botë, tashmë ka Bulevardin “Bill Clinton” dhe një statujë të ish-presidentit demokrat, i cili e kryesoi fushatën bombarduese të NATO-s kundër Serbisë në fund të viteve të nëntëdhjeta, një dyqan rrobash me emrin “Hillary” dhe një rrugë me emrin e të birit të ndjerë të presidenit Biden, Beau, oficer ushtarak që dha ndihmë për trajnimin e gjykatësve të Kosovës pas luftës së viteve 1998-99.

    Shqiptarët etnikë janë shumë mirënjohës për Shtetet e Bashkuara që i shpëtuan ata nga dhuna serbe në të nëntëdhjetat, saqë “pothuajse gjithçka e propozuar nga Amerika do të pranohet, pavarësisht sa është çmenduri”, thotë Valdete Idrizi, deputete e Kuvendit të Kosovës nga Mitrovica. “Pa ShBA-në, ne nuk do të kishim shtet të Kosovës”, shton ajo./Front Online/

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka dhënë detajet e fundit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se me Lajçakun...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.