×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    New York Times: Kina i ka shitur Rusisë dronë me vlerë 12 milionë dollarë që nga fillimi i luftës

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Kina ka dërguar më shumë se 12 milionë dollarë drone në Rusi që nga pushtimi i saj në Ukrainë vitin e kaluar, duke sugjeruar “bashkëpunim të heshtur” midis dy vendeve, raportoi sot New York Times.

    Siç vë në dukje NYT,  Kina i ka shitur Rusisë 70 avionë dhe dronë të 26 kompanive të ndryshme. Dërgesat përfshinin një sërë mjetesh nga DJI, prodhuesi më i njohur i dronëve në botë, dhe një sërë kompanish më të vogla.

    Masa nuk ka ndikuar shumë në dominimin e industrisë së DJI dhe produktet e kompanisë përbënin gati gjysmën e dërgesave të dronëve kinezë në Rusi, sipas të dhënave doganore.

    Një pjesë e tyre u shitën direkt nga DJI, nëpërmjet iFlight Technology, një degë e DJI. Marka e dytë më e madhe e shitur ishte Autel, një prodhues kinez i dronëve me filiale në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Itali; eksportuesit shitën gati 2 milionë dollarë të dronëve të saj, me dërgimin e fundit të grupit në shkurt 2023.

    Një zëdhënës i DJI tha se kompania nuk mund të gjente të dhëna për ndonjë shitje të drejtpërdrejtë në Rusi që nga 16 prilli 2022 dhe se do të hetonte firmat e tjera që dukej se po i shesin mjete të ndryshme Rusisë.

    Kompania ka ndaluar të gjitha dërgesat dhe operacionet në Rusi dhe Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe ka “protokolle të plota” për të siguruar që ajo të mos shkelë sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

    Autel tha në një deklaratë të dërguar me email se nuk ishte në dijeni të ndonjë shitjeje në Rusi dhe ishte duke kryer një hetim të brendshëm për këtë çështje.

    Shitjet direkte nga eksportuesit kinezë janë vetëm një pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të blerë dronët nga tregjet aty pranë, ku mund të blihen nga raftet e dyqaneve me pakicë.

    Sipas ekspertëve, rimbushja e stoqeve edhe të mjeteve ajrore pa pilot është bërë po aq kritike sa edhe nevojat e tjera bazë, të tilla si predhat.

    Kujtojmë se në shkurt, ministria e jashtme e Kinës sqaroi se vendi nuk po shqyrtonte eksportin e armëve në Rusi për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

    Zelensky, nga ana e tij, i bëri thirrje qeverisë kineze që Pekini të mos dërgojë armë në mbështetje të Rusisë./FrontOnline/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot nënkryetaren e komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e komunës së...
    Lajme18 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në një...
    Vip18 Prill 2024
    Pas konfirmimit të shtatzënisë, Sara Gjordeni ka publikuar një video me barkun e rrumbullakosur. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në...
    Lajme18 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.