×
  • Vip
  • Vip

    ‘Never say never’, Stresi më në fund tregon se a është rikthyer me Kejsin

    FrontOnline
    09 Maj 2025

    Pas shumë spekulimeve dhe thashethemeve në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre si çift.

    Lajmin e bënë publik përmes një fotosesioni ekskluziv dhe interviste për revistën “Who”, ku dyshja shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

    Në intervistën e ndjerë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetrin.

    Pas ndarjes që i kishte mbajtur larg për disa vite, ata kanë vendosur të lënë pas të kaluarën dhe t’i japin dashurisë së tyre edhe një mundësi.

    Në një prej postimeve të ndara në InstaStory, Stresi shprehu emocionet e tij me një mesazh që prek zemrat:

    “Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never”.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Vip19 Maj 2025
    Xheneta Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në “Mos i bjer me top”, ku i ka dhënë fund shumë aludimeve e...
    Vip18 Maj 2025
    Dy artistët e njohur, Capital T dhe Majku po vijnë me një bashkëpunim. Përmes një postimi në Instagram, dyshja kanë bërë të...
    Vip18 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka publikuar fotografi bashkë me vajzën dhe djalin e saj. Ajo është shprehur se gjithçka që i...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J.,...
    Lajme19 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z. Agim Shahini, priti sot në zyrat e AKB-së kryetarin e Sindikatës së sektorit privat, z....
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...
    Lajme19 Maj 2025
    Behgjet Pacolli, Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ka reaguar ndaj bllokadës në Kuvend të Kosovës, për të cilën ka fajësuar Lëvizjen...
    Lajme19 Maj 2025
    Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat në Serbi “po thonë” që Kosova në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë është...
    Lajme19 Maj 2025
    Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.