Ferid Agani i cili është me profesion neuropsikiatër, foli edhe për pasojat që ka pasur pandemia e Coronavirusit në shëndetin mendorë të qytetarëve.
Ai tha se masa e izolimi social e cila është bërë për më shumë se tre muaj, ka bërë që qytetarët të kenë ankthe dhe përkeqësim të sëmundjeve psikosomatike si tensioni i gjakut, ithati në lukth, hipërtireoza e diabeti.
“Pasojat janë të shumta, janë afat-shkurtër, afat-mesme dhe afat-gjata. Në radhë të parë bëhet fjalë për një stres të ri i cili është në nëndijen e qytetarëve, në nëndijen e cila është e ngarkuar me shumë përvoja traumatike nga dekadat e kaluara. Kjo shtresë e re e stresit në shumë situata e ka përkujtuar, e ka rikujtuar atë përjetim traumatik të para 20 vjetëve e më tepër, veçanërisht të periudhës së luftës. Pra, kemi pas të bëjmë me ri përjetime të ngjarjeve traumatike, shkalla e lartë e ankthit e cila e ka përcjellë këtë periudhë të izolimit social prej më shumë se 3 muaj ka pasur reperkusion në rrafshin psikosomatik duke shkaktuar përkeqësim të sëmundjeve psikosomatike, si tensioni i gjakut, ithati në lukth, hipërtireoza, s’mundja e sheqerit etj”, tha Agani për Front Online.

Të tjera
-
13:16 | 13 Gusht 2022
-
13:14 | 13 Gusht 2022
-
13:12 | 13 Gusht 2022
-
13:01 | 13 Gusht 2022
-
13:01 | 13 Gusht 2022
-
12:59 | 13 Gusht 2022
-
12:47 | 13 Gusht 2022
-
12:29 | 13 Gusht 2022
-
12:15 | 13 Gusht 2022
-
11:56 | 13 Gusht 2022
-
11:48 | 13 Gusht 2022
-
LifestyleSi të ndaloni lemzën?11:34 | 13 Gusht 2022