×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Netanyahu humb pushtetin në Izrael

    FrontOnline
    13 Qershor 2021

    Benjamin Netanyahu ka humbur pushtetin pas 12 vjetësh, ndërsa parlamenti izraelit miratoi qeverinë e re me në krye Naftali Bennett.

    Bennett do të jetë kryeministri i ri pas koalicionit me Yair Lapid. Në marrëveshje është rënë dakord që Lapid do të pasojë Bennett si kryeministër në gjysmën e qeverisjes.

    Naftali Benett është një mbështetës i fortë i kolonive hebreje në territorin e pushtuar.

    Djalë i emigrantëve amerikanë, Benet, 49-vjeç i përket një gjenerate më të re se kryeministri 71-vjeçar Netanyahu, por ashtu si ai ka lidhje të forta me Amerikën, dhe është një ish-komando.

    Milioner në fushën e high-tech, Bennet ka pasur një marrëdhënie të gjatë dhe shpesh të trazuar me Netanyahu-n dhe ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe Arsimit në disa qeveri të drejtuar prej tij.

    Ish-lider i lëvizjes kryesore pro kolonive Yesha, Benett e ka bërë aneksimin e territorit të pushtuar në vitin 1967 një pjesë kryesore të platformës politike. Por si kreu i një qeverie ndryshimi, siç është quajtur, ku do të përfshihen parti të majta dhe të qendrës, e ndërsa do t’i duhet edhe mbështetja e deputetëve arabë, vijueshmëria e politikës së aneksimit duket e pamundur.

    Benett është më liberal se ish-aleatët në çështje të tilla, si të drejtat e homoseksualëve dhe marrëdhënia mes fesë dhe shtetit.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar mbi protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku protestuesit hodhën molotov para derës së këtij...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2024
    Fisnik Juniku, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Albania 1 dhe drejtues i “Shok Podcast”, ka zbuluar në një intervistë të...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia...
    Vip19 Prill 2024
    Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Sot është zhvilluar protesta e tretë me radhë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës. Protesta, e iniciuar nga Aleanca për...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.