×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër rifillojnë gërmimet në Kizhevak, gërmimet në Mitrovicë pa rezultat

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Javën e kaluar në Mitrovicë rifilluan gërmimet te varrezat e besimtarëve myslimanë në afërsi të rrugës Mitrovicë-Zveçan, vend ky që në vitin e kaluar u zhvarrosen mbetjet mortore të gjashtë viktimave të luftës. Kësaj radhe në këtë lokacion ekspertët mjekoligjorë nuk hasën në mbetje mortore.

    Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit, ka thënë për KosovaPress se në këtë lokacion nuk është hasur në mbetje mortore, por e lë mundësinë e rikthimit të gërmimeve në këtë lokacion sërish në të ardhmen.

    “Të premten, pas vlerësimit të hapësirës së shënjuar, sipas ekspertëve mjekoligjorë, nuk është hasur në mbetje mortore. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia për rikthim në këtë lokacion, varësisht nga informatat plotësuese që mund të sigurojmë”, tha Gara.

    Ai ka bërë të ditur se nesër po ashtu do të rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë, të cilat do të përcillen nga ekspertët mjekoligjorë të Kosovës.

    “Sa i përket vazhdimit të gërmimeve në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, siç e kemi potencuar edhe më parë, ju konfirmojmë se nga nesër, datë 5 maj, do të rifillojnë gërmimet në këtë lokacion. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pra ekspertët mjekoligjorë ta Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, në përcjellje të gërmimeve dhe të gjitha fazave tjera profesionale mjekoligjore të nevojshme për t’u realizuar në këtë lokacion”, tha Gara.

    Ekspertët mjekoligjorë të pranishëm nga Republika e Kosovës në Kizhevak të Serbisë do të jenë Naim Uka dhe Valon Hyseni.

    Ndryshe, që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Gjatë javës së kaluar, Drejtoria Rajonale e policisë në Prishtinë ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra...
    Lajme13 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, të mërkurën do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00. Në njoftim thuhet...
    Lajme13 Janar 2025
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i normalizojnë marrëdhëniet fqinjësore për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimentit të Veriut kanë përfunduar me sukses operacionin për transportimin e një fëmije të...
    Sport13 Janar 2025
    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë që vetëm Kylian Mbappe luajti mirë mbrëmë në disfatën turpëruese, 2:5, nga Barcelona në...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Sipas raporteve të Komisionit Evropian (KE) dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut së bashku me Serbinë shënojnë shkallë...
    Kronika13 Janar 2025
    1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Inxhinierja e Telekomunikacionit Zana Këpuska nga Gjakova, ka numrin 90 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete në Kuvendin...
    Sport13 Janar 2025
    Gjilani ka liruar dy futbollistë gjatë janarit, Arbër Mustafën dhe Eldonit Shaqirin. “Sport Club Gjilani njofton se ka liruar me mirëkuptim futbollistët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.