×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër numërohen votat me kusht dhe postë

    FrontOnline
    29 Nëntor 2020

    Në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pa numërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje ka fituar me 51.64% të votave në Podujevë.

    Në konferencën e fundit të KQZ-së për sot, kryetarja Valdete Daka bëri të ditur se Nexhmi Rudari, kandidati i LDK-së në Podujevë, parti kjo që deri tani ka qeverisur me këtë komunë për 20 vjet, ka marrë 35.97% të votave.

    “Shpejtim Bulliqi, Lëvizja Vetëvendosje ka 51.64% të votave të numëruara, Nexhmi Rudari LDK ka 35.97 për qind dhe Naim Fetahu PDK ka 12.40 për qind të votave të numëruara. Këto janë rezultatet preliminare pa votat me musht dhe votat jashtë vendit. Në Mitrovicën e Veriut Lista Serbe Milan Radojeviq ka 89.81 për qind të votave të numëruara, Erden Atiq nga VV ka 3.68 për qind, Florent Azemi PDK 3.54 për qind”, tha Daka.

    Gjatë ditës së nesërme do të bëhen të ditura rezultatet nga votat me kusht dhe të atyre me postë. Sipas KQZ-së, zgjedhjet e sotme në Podujevë dhe veri të Mitrovicës u zhvilluan qetë dhe me pak parregullsi, të cilat nuk cenuan integritetin e zgjedhjeve.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se përkujtimi i marrëveshjeve të Brukselit nga ana e kryeministrit, Albin Kurti është...
    Lajme19 Prill 2024
    Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspektiva e qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është nxitja më...
    Lajme19 Prill 2024
    Në vazhdën e zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2023/2024, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njofton se është duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën e organizuar sot nga grupimi i Sali Berishës dhe Partia...
    Vip19 Prill 2024
    Në një periudhë të zymtë për Kosovën, ku dy raste të rënda të vrasjes së grave kanë shkaktuar tronditje sociale, këngëtarja shqiptare...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Sot është zhvilluar protesta e tretë me radhë në ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës. Protesta, e iniciuar nga Aleanca për...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në Hallaq të Ri të Lipjanit dhe në Rufc të Ri, ku forcat serbe kryen krime...
    Vip19 Prill 2024
    Vjosa Emini ka publikuar një këngë të re. “Zot falma” quhet projekti i ri muzikor i zhanrit baladë, që fansave i është...
    Lajme19 Prill 2024
    Në Komisionin për Integrime Evropiane raportoi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari. Ministrja gjatë raportimit tha misioni i Ministrisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.