×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër nis fushata zgjedhore në Podujevë

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Partitë politike nesër do të nisin edhe zyrtarisht fushatën pesë ditore për të parin e komunës së Podujevës.

    Nexhmi Rudari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Fetahu i Partisë Demokratike të Kosovës janë në garë që të marrin mandatin afatshkurtër deri në zgjedhjet e ardhshme komunale 2021.

    Javë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që fushata për zgjedhjet lokale në Podujevë të fillojë më 23 nëntor dhe të zgjasë deri më 27 nëntor.

    Votimet në Podujevë mbahen pasi kryetari i kësaj komune Agim Veliu ishte emëruar në postin e ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Kosovës.

    Zgjedhjet në Podujevë ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të Covid-19 ato janë shtyrë për 29 nëntor.

    Zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të mbahen më 29 nëntor, kur do të votohet edhe për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

    Sipas vendimeve të presidentit të Kosovës për shpalljen dhe caktimin e datës së zgjedhjeve, organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetar në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse në pajtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovës.

    KQZ ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore, në të cilat kufiri i sipërm i shpenzimeve për subjektet politike në Komunën e Podujevës është 43.931 euro.

    Ky vendim mbështetet në listën preliminare të regjistrit civil, sipas të cilit në këtë komunë numri i votuesve të regjistruar është 87.863 votues.

    Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut, numri i votuesve të regjistruar është 23.180.

    Kjo komunë ka qenë pa kryetar që nga qershori i këtij viti, kur Goran Rakiq ishte zgjedhur ministër i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, duke dhënë kështu dorëheqje nga posti i kryetarit dhe ish-zëvendësi i tij, Aleksandar Spiriq ka marrë ushtrimin e detyrës zyrtare.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka reaguar pasi Marrëveshja e Ohrit është bërë zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi, shkruan Periskopi. Katrati përmes...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka renditur disa nga skandalet e qeverisë Kurti. Ajo është shprehur kureshtare se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, tha se kërkesat transakcionale ndaj Kosovës që nuk kanë të bëjnë me demokracinë, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Lajme25 Prill 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.