×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mblidhet Komiteti për Vlerësim të Situatës me Covid-19

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me koronavirus, Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 do të mblidhet dhe do të diskutojë nesër për situatën me pandeminë.

    Në këtë takim mund të diskutohet edhe për masa të reja mbrojtëse, por që për Express është thënë se nuk do të vendosen kufizime në lëvizje.

    Zëdhënës për informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë për Express se tani për tani nuk ka asnjë masë të re përveç atyre që janë në fuqi.

    Derisa kanë thënë, se nesër në Komitet do të raportohet rreth aktiviteteve që janë duke u zhvilluar dhe rreth situatës me pandeminë.

    “Tash për tash nuk ka asnjë masë të re prej atyre që janë në fuqi. Nesër mbahet Komiteti për Vlerësim dhe Koordinim të situatës rreth COVID-19, për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend sa i përket COVID-19, në të cilën institucionet e ndryshme raportojnë rreth aktiviteteve që janë duke u zhvilluar dhe situatës në përgjithësi”, thuhet për gazetën.

    Burime të Express’it në Komitet kanë thënë se gjendja me pandeminë është e menaxhueshme andaj e shohin të panevojshme kufizimin e lëvizjes.

    Ky burim ka thënë se mund të mos ketë as masa tjera shtesë, por që kjo mbetet të shihet nesër.

    Në anën tjetër, edhe drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se për vendosjen e kufizimeve zakonisht njoftohen nga niveli qendror, dhe se momentalisht nuk janë të informuar për kufizime të lëvizjes.

    Ai ka thënë se kryetarët e komunave e kanë përkrahur rangimin e komunave me ngjyra sipas rrezikshmërisë, por që duhet të gjendet një balancë mes shëndetit dhe ekonomisë.

    “Ne jemi anëtarë të Komitetit dhe do të diskutojmë në takimin e ardhshëm, pastaj të gjitha diskutimet që i bëjmë do t’i elaburojmë në këshillin e kryetarëve dhe pastaj do ta japim përgjigjen. Sa i përket kufizimeve, nëse do të ketë kufizime zakonisht niveli qendror është konsultuar me këshillin e kryetarëve në kuadër të Asociacionit që ato masa të zbatohen më lehtë në nivelin lokal dhe pastaj të merret një dritë e gjelbër në zbatimin e tyre”, ka thënë ai.

    Përndryshe, Ibrahimi është shprehur kundër masës për mbylljen e shkollave dhe kthimit në mësimin online.

    Ai ka thënë se një masë e tillë nuk është e domosdoshme pasi përqindja e mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar është e vogël.

    Përndryshe, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është thënë sot se masat aktuale mund ta ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

    IKSHPK ka apeluar te qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.

    Përndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kundërshtuar mundësinë e paralajmërimit të shtrëngimit të masave, derisa kanë paralajmëruar protesta për të hënën.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë pjesës së deklarimit të qeverisë në seancën e sotme plenare...
    Lajme25 Prill 2024
    Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, Sindikata e Minatorëve të “Trepçës” dhe disa përfaqësues të sindikatave...
    Lajme25 Prill 2024
    Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm që pati me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazimë, James O’Brien,...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është suspenduar kapiteni policor, Riza Muratit që dyshohet për veprën penale “dhunë në familje”, të...
    Lajme25 Prill 2024
    Një ekspozitë që shënon 25 vjetorin që kur forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, hyri në Kosovë, po mbahet në galerinë e Bibliotekës...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh përgatiti një ambient mjaft të këndshëm për çiftin Heidi - Romeo, për të kaluar disa momente romantike me njëri-tjetrin....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Rusia do të përfundojë e mposhtur nëse kryen sulm kundër NATO-s, por aleanca ushtarake duhet ta përforcojë mbrojtjen gjithsesi, tha ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.