×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet konferencë për ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

    FrontOnline
    18 Shkurt 2025

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pritet që të mbahet nesër konferencë për ecurinë e çështjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Seanca pritet të fillojë nga ora 09:00 me 45 minuta vonesa në transmetim ashtu siç ndodhë zakonisht.

    Ndryshe, sot në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 122-të i cili mban kodin W04491 në këtë proces gjyqësor dhe ky ishte dëshmitari i fundit për këtë javë.

    Veç kësaj në një pjesë të seancës, mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati, Luka Mishetiq kërkoi që të konfirmohet që dëshmitari nuk po komunikon me askënd gjatë pushimit madje as me ndonjë këshilltar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Kryegjyqtari tha se do të informohen dhe do të përditësohet mbrojtja e Thaçit lidhur me këtë çështje.

    Ndërsa, prokurori James Pace tha se këshilltari që merrej me dëshmitarin është kthyer të premten në shtëpinë e tij.

    “Këshilltari në fjalë është kthyer të premten në shtëpinë e tij të paktën me sa kemi ne dijeni”, tha Pace.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen sot është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuciq, kryediplomatin serb, Marko...
    Lajme25 Mars 2025
    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë. Lajmin për Front Online e ka...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar që në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë, të martën. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është pyetur lidhur me shtrenjtimin enorm të kilogramit të specave në Kosovë. Peci në një intervistë në...
    Lajme25 Mars 2025
    Ministrit të kabinetit qeveritar Kurti 2 nga komuniteti turk i Kosovës të martën iu ngrit aktakuzë për sulm fizik, në atë që...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u takua sot me homologun e tij austriak, Alexander Van der Bellen. Van der Bellen, pos për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.