×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë, por SBASHK vazhdon të kërcënoj me grevë

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Pas një muaji pushim, mbi 345 mijë nxënës të nivelit parauniversitar të hënën pritet t’u rikthehen bankave shkollore për të nisur gjysmëvjetorin e dytë. Procesi mësimor do të fillojë në shkolla sipas skenarit A dhe varësisht nga situata me pandeminë mund të kalohet në skenarin B – mësim i kombinuar, ose në skenarin C – mësim nga distanca.
    Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar të dielën nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të periudhës së dytë mësimore. Përmes një postimi në Facebook ai ka kërkuar kujdes të shtuar dhe respektim të masave anti-COVID për të ruajtur shëndetin.

    “Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASH-it, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë. Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, ka shkruar Likaj.

    Nxënësit e mësimdhënësit i ka uruar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Sikurse Likaj, edhe ai ka bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi.

    “Edhe ky gjysmëvjetor ka vështirësitë e veta, sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit. Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!”, ka shkruar Zemaj.
    Nga ana tjetër, Sindikata e Bashkuar e Arsimit edhe të dielën nuk ka harruar ta përmendë grevën.

    Përmes një komunikate, SBASHK-u ka ftuar Qeverinë dhe ministrin Likaj që javën e ardhshme të zhvillojnë një takim për të gjetur zgjidhje për shtesat e punëtorëve të arsimit dhe për nënshkrimin e kontratës kolektive.

    “SBASHK-u përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut kanë autorizimin e Këshillit Drejtues që të shpallin veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në tërë sektorin e arsimit. SBASHK-u po jep i hapësirë dialogut, por nëse pala tjetër nuk vepron njëjtë, atëherë përgjegjësinë për grevat dhe pasojat që sjell ajo do t’i bartin institucionet”, thuhet në komunikatë.

    Për 4 muaj, sa zgjati gjysmëvjetori i parë, mbi 4 mijë mësimdhënës, nxënës e staf teknik u infektuan me COVID-19. Kjo ka bërë që Sindikata të kërkojë nga 100 euro shtesë në muaj për secilin punëtor të arsimit me pretendimin se rrezikuan shëndetin e tyre gjatë punës në shkolla.
    Gjysmëvjetori i dytë pritet të përfundojë në fund të muajit qershor.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Kronika23 Prill 2024
    Një grua në Pejë ka raportuar burrin e saj në polici pasi sipas saj, i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psiqike...
    Kronika23 Prill 2024
    Të hënën në Ferizaj është arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar...
    Kronika23 Prill 2024
    Është arrestuar një burrë në Gjilan, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë,...
    Lajme23 Prill 2024
    Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar se...
    Sport23 Prill 2024
    New York Knicks ka shënuar fitore ndaj Philadelphia 76ers, 104:101. Kësisoj ata tani po udhëheqin 2:0 ndaj Phillyt në serinë e tyre...
    Vip23 Prill 2024
    Egla, një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej hyrjes së saj në...
    Lajme23 Prill 2024
    Në shkarkimin e kryetarit të Preshevës, ka gisht edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kështu po pretendon vet Shqiprim Arifi. Ai tha...
    Lajme23 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për miratimin e Statutit të ri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.