Lajme

Nesër 1 minutë heshtje në ora 13:00 në gjithë Kosovën

Nesër 1 minutë heshtje në ora 13:00 në gjithë Kosovën
16:47 | 10 Korrik 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që nesër në të gjithë Kosovën në ora 13:00 të mbahet një minutë heshtje për të nderuar viktimat e Srebrenicës.

Ai ka bërë të ditur se sot i ka takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës.

“Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje”, ka shkruar Hoti.

Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

Të tjera