×
  • Opinione
  • Opinione

    Nëse Putini do të ishte grua…

    FrontOnline
    09 Gusht 2022

    Autori është një akademik amerikan. Po ashtu është profesor i Punëve të Jashtme dhe Shkencave Humane në Kolegjin Bard. Ka dhënë mësim për politikën e jashtme amerikane në Universitetin Yale. Ai ishte gjithashtu kryeredaktor i revistës The American Interest.

    Ne jetojmë në epokën e një ekspertize të dobët mbi çështjet gjinore, dhe kryeministri britanik Boris Johnson ka kontribuar jo pak në këtë konfuzion. Duke folur për mediat gjermane midis samiteve të G7-ës dhe NATO-s në fund të muajit të kaluar, ai deklaroi:

    “Nëse Putini do të ishte grua, gjë që ai padyshim nuk është, por nëse do të ishte, unë nuk mendoj se do ta kishte nisur një luftë të çmendur. Nëse doni një shembull të përsosur të mashkulloritetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë”.

    Shumëkush shpreson që kjo të ishte më shumë një batutë e një politikani në karrierë. Sepse nëse Johnson dhe kolegët e tij të G-7 e besojnë vërtetë këtë marrëzi, atëherë Perëndimi është në telashe edhe më të mëdha se sa duket. Vladimir Putin nuk po përpiqet të jetë më shumë si Rambo.

    Ndër heronjtë e tjerë të historisë ruse, ai po përpiqet të imitojë Katerinën e Madhe. Si më e suksesshmja e një linje sundimtarësh të shekullit XVIII-të, kryesisht gra, që e zgjeruan perandorinë e Pjetrit të Madh dhe e bënë Rusinë fuqinë më të madhe tokësore në Evropë, Katerina pushtoi gjatë sundimit të saj Krimenë dhe Ukrainën Perëndimore.

    Ajo i fitoi të gjitha betejat detare në Detin e Zi, dhe shtypi pa mëshirë rebelimet brenda vendit. Pasi vendosi njërin nga ish nga të dashurit si mbret të Polonisë, ajo aneksoi pjesën më të madhe të këtij vendi fatkeq, ndërsa e ndau atë plot tre herë.

    Amerikanët që shpresojnë të shohin përtej stereotipeve për të kuptuar botëkuptimin e Putinit, duhet të shpenzojnë pak kohë ulur në divan duke parë filmin “Ekaterina: Ngritja e Katerinëssë Madhe”. Ky serial i realizuar me financimin zyrtarë të Ministrisë Ruse të Informacionit, dhe i paraqitur në rusisht, por e titruar në anglisht në “Amazon Prime”, i jep mundësi shikuesit që ta shohë Rusinë ashtu siç dëshiron Putini që ta shohin edhe rusët.

    Ai ofron më shumë informacione mbi mënyrën putiniste të të menduarit, se sa të gjitha hamendjesimet e udhëheqësve të G-7. Në këtë serial, Katerina rrëzon nga froni burrin e saj fatkeq, Pjetrin III, dhe siguron pushtetin për vete, duke urdhëruar vrasjen e një ish-perandori të ri, dhe duke arritur vrasjen e Pjetrit nëpërmjet të dashurit të saj.

    Kur u ngjit në pushtet, Pjetri, një admirues dhe imitues i mbretit prusian, Frederiku i Madh, i tërhoqi trupat ruse nga Berlini, dhe i dha territore të mëdha Frederikut, me shpresën e ndërtimit të një aleancë vlerash me ish-armikun e Rusisë. Ashtu si liberalët e epokës së Jelcinit, ai u përpoq t’i siguronte Rusisë një kushtetutë moderne të stilit perëndimor, dhe ta bënte Rusinë një vend përgjithësisht evropian.

    Heroi që e ndihmon Katerinën të marrë fronin – një oficer nga forcat pushtuese ruse në Gjermani, i neveritur nga dobësia e tmerrshme e Pjetrit përballë arrogancës perëndimore – mund t’u kujtojë shikuesve rusë ish-agjentin e KGB-së, Vladimir Putin, që po kthehej në shtëpi në një Rusi post-sovjetike të zhytur në kaos, nga baza e tij si agjent në Gjermaninë Lindore.

    Në episodet e mëvonshme të serialit, Katerina vazhdon të shtypë opozitën vendase dhe të mposhtë armiqtë e përjetshëm të Rusisë, në perëndim dhe jug. Të gjitha bindjet aktuale të Putinizmit, të prezantuara si të vërteta të përjetshme për Rusinë dhe vendin e saj në botë, shfaqen në një serial që është sa argëtues po aq edhe edukativ.

    Të gjitha vendet e tjera e urrejnë dhe kërkojnë ta shkatërrojnë Rusinë. Diskutimi mbi “vlerat” në marrëdhëniet ndërkombëtare, është një mashtrim cinik me të cilin Perëndimi armiqësor kërkon ta ngatërrojë dhe çarmatosë Rusinë. Po ashtu, Rusia është e kërcënuar nga brenda.

    Zyrtarët lakmitarë, pakënaqësia populiste dhe pretendentët për pushtet, do ta shpërbënin Rusinë po t’u lihej hapësira e duhur. Armiqtë e huaj janë të etur të bashkojnë forcat me ata vendas, duke synuar vazhdimisht që ta dobësojnë Rusinë. Korrupsioni është kronik; asnjë qeveri nuk mund ta çrrënjosë atë.

    Por, disa zyrtarë të korruptuar janë besnikë ndaj Rusisë; të tjerët janë agjentë të paguar të fuqive të huaja. Vetëm një sundimtar i fortë, i përjashtuar nga kufizimet e moralit tradicional, dhe i armatosur me një aparat të fuqishëm të sigurisë së brendshme, që është i lirë të përdorë masa të ashpra, mund ta mbajë të sigurt Rusinë.

    Barra e pushtetit absolut, dhe domosdoshmëria për të marrë vendime të vështira dhe shpesh të shëmtuara që e vrasin shpirtin, e izolojnë sundimtarin. Por ta mbash këtë barrë, dhe të marrësh ato vendime të shëmtuara, është forma më e lartë e idealizmit sakrifikues. Populli ia ofron veten sunduesit; ndërsa sundimtari heq dorë nga shpresa e lumturisë private për hir të popullit.

    Por, kjo nuk funksionon gjithmonë mirë. Ushtritë e Katerinës u përballën me shumë pengesa për shkak të korrupsionit endemik, udhëheqjes së dobët dhe shpeshherë epërsisë teknologjike që kishin armët e armiqve të saj. Në thesarin e shtetit nuk kishte asnjëherë mjaftueshëm para.

    Por, sundimtarët e suksesshëm nuk dorëzohen edhe kur ecja përpara bëhet e vështirë.

    Ata, dhe populli rus bashkë me ta, këmbëngulin tek një luftë e gjatë dhe e shëmtuar. Kjo është tabloja që sipas Putinit duhet të shohë populli rus në lidhje me situatën e tyre aktuale, dhe në një shkallë të konsiderueshme, kjo është mënyra sesi ai ka të ngjarë ta shohë edhe veten.

    Ata që nuk i kuptojnë armiqtë e tyre duhet të përgatiten për humbjen. Për sa kohë që liderët e G-7 lejojnë që stereotipet gjinore të mjegullojnë trurin e tyre, Vladimir Putin mund të shpresojë ende të arrijë një fitore në Ukrainë.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Vip25 Prill 2024
    Diola Dosti dhe biznesmeni kosovar Erolld Belegu, prej disa ditësh po kalojnë pushimet krah njëri-tjetrit në Bali. Çifti ka treguar se janë...
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Vetëvendosja refuzoi të diskutonte në kuvend për raportin e Departamentit Amerikan të...
    Vip25 Prill 2024
    Ylli Limani ka habitur me një sulm thumbues në rrjete sociale. Nuk dihet nëse fraza i dedikohet dikujt, apo mos ndoshta është...
    Vip25 Prill 2024
    Artisti shqiptar Liri Tahiri, i cili ka shkëlqyer së fundmi në tregun muzikor me hitet e tij si “Maybach”, “Bulena” dhe “Zemër”,...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për FrontOnline se ishte gabim përfshirja e VV-së dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Haliti për FrontOnline ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore dhe reagimet nga Fronti Demokratik në drejtim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.