Nëntë të vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore.
Kështu njoftoi të hënën Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti.
Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka kryer 487.716 testime për COVID-19.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 97.101, 87.960 të shëruar dhe 2998 të vdekur.