[wp-story]

Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Austrisë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Austrisë
17:08 | 05 Shtator 2019

Republika e Austrisë edhe më tutje do të jetë e përkushtuar dhe e gatshme për t’i ndihmuar Institucionet e Kosovës. Kështu ka shkruar në rrjetin social “Facebook” zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë Bekim Jupa.

Ai ka shkruarës më datë 4 Shtator në Vjenë të Austrisë u organizua takimi i 4-të i Komitetit për Bashkëpunim Ekonomik në mes të Republikës Federale të Austrisë dhe Republikës së Kosovës, ku në emër të ministrisë që përfaqësoj kam nënshkruar memorandum bashkëpunimi  me ministren e Digjitalizimit dhe Çështjeve Ekonomike e Austrisë Elisabeth Udolf-Strobl.

“Gjatë këtij takimi ne shprehem falënderimet dhe mirënjohje të veçanta për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në të gjitha fushat dhe në të njëjtën kohë u kërkua përkrahje edhe në të ardhmen nga shteti austriak në të gjitha fushat e me theks të veçantë në fushën e turizmit, shërbimeve të TIK dhe fushave tjera me potencial zhvillimi si digjitalizimi, energjia e ripërtëritshme…etj.

Gjithashtu, u kërkua që shteti austriak të avokojë fuqishëm në instancat vendim-marrëse në BE për eliminimin e vizave për shtetasit kosovar duke potencuar se Kosova është i vetmi vend në Ballkan pa liri të lëvizjes në vendet e BE-së “ ka shkruar ai.

Zëvendës Ministri Jupa theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike me partnerët rajonal por nuk do të bëj kompromis për aspiratat legjitime të Kosovës dhe do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme brenda kufijve të normave ndërkombëtare, për të mbrojtur interesat kombëtare, siç do të vepronte çdo komb sovran.

Zëvendës Ministri Jupa theksoi se ky takim i katërt do të ndihmojë në avancimin e mëtejshëm të agjendës evropiane të Kosovës, e cila është në thelb të strategjive politike dhe zhvillimore të Kosovës.

Pas fjalës hyrëse dhe prezantimit të situatës ekonomike në të dyja vendet, dy delegacionet vazhduan diskutimet në nivel ekspertësh në fushën e bashkëpunimit financiar, digjitalizimit, energjisë së ripërtëritshme, standardizimit, investimeve të huaja, zhvillimit të më tutjeshme të NVM-ve kosovare si dhe aftësimit profesional.

Pas diskutimeve në nivel ekspertësh, Zëvendës Ministri Jupa dhe Ministrja e Digjitalizimit dhe Çështjeve Ekonomike e Austrisë Elisabeth Udolf-Strobl nënshkruan Memorandumin për thellimin e marrëdhënieve ekonomike bilaterale midis dy vendeve.

Ministrja Udolf-Strobl u zotua që shteti austriak do të vazhdojë të jetë një nga partnerët më të mirë të Kosovës dhe do të vazhdojë të përkrah Kosovën në zhvillimin e saj politik, ekonomik, kulturor dhe social si dhe në rrugën e saj drejt BE-së.

Takimi i 5-të i Komitetit për Bashkëpunim Ekonomik Kosovë-Austri do të mbahet në pranverën e vitit 2021 në Prishtinë. / Front Online / 

 

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera