Sot, përgjatë konsultimeve politike mes Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maltës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretari i Përhershëm i Punëve të Jashtme të Maltës, Christopher Cutajar nënshkruan ripërtrirjen e Kornizës së Bashkëpunimit për vitet 2023-2028.
Ky dokument mundëson:
Zëvendësministri Ahmeti theksoi se diskutimet e thella në konsultimet e sotme politike dhe Korniza e nënshkruar janë shenja të marrëdhënieve të shkëlqyera mes të dyja vendeve dhe mundësive për thellimin e mëtutjeshëm të tyre.
Ai falenderoi Republikën e Maltës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e përhershme të Republikës së Kosovës.