[wp-story]

Lajme

Nënkryetari i VV’së zbulon: Agim Veliu gjatë negociatave thoshte ‘qohuni se nuk ka asgjë këtu’

Nënkryetari i VV’së zbulon: Agim Veliu gjatë negociatave thoshte ‘qohuni se nuk ka asgjë këtu’
08:41 | 16 Janar 2020

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka sulmuar dje nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu

Bislimi po thotë se sa herë që në takim mes dy partive kishte qenë edhe Veliu, ai kishte thënë shumë herë “Qohuni se nuk ka asgjë këtu”.

Ai ka thënë se oferta e fundit që i është dërguar LDK-së, ende nuk është refuzuar, por ka thënë se nuk e di arsyen se pse Agim Veliu e ka quajtur ofertën e tyre jo serioze dhe antirugoviane.

Kujtojmë se Agim Veliu ishte i pari që doli kundër ofertës së Vetëvendosjes, duke deklaruar se po nënçmon LDK’në kjo ofertë për koalicion.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera